Asset-Herausgeber
Konferenca e 11-të e Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian
të Shteteve pjesmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asociimit të Evropës Juglindore
Asset-Herausgeber
Nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë dhe me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë u zhvillua me dt. 23 tetor, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit Konferenca e 11-të e Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asociimit të Evropës Juglindore. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, Kryetarja e Komisionit për Integrimin Evropian, znj. Majlinda Bregu, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati dhe z. Knut Fleckenstein, Anëtar i Parlamentit Europian, Raporter për Shqipërinë.
Pjesëmarrësit në këtë konference theksuan se parlamentet e rajonit dhe veçanërisht Komisionet e Integrimit kanë mundësitë që të shumëfishojnë përpjekjet e tyre të përbashkëta, në nxitje të qeverive për të përshpejtuar ritmin e reformave vendimtare në çdo vend.
Në këtë kontekst znj. Majlina Bregu deklaroi: Një dimension parlamentar i Procesit të Berlinit është një parakusht që do të sigurojë intensifikimin e mëtejshëm të reformave kyçe të nevojshme për fazat e ardhshme të procesit të integrimit. Prej sot do t’i përcjellim zyrtarisht këtë kërkesë tonën dalë nga ky forum, Ministrit të Jashtëm francez si vendi që do të jetë organizuesi i Samitit të ardhshëm. Duke marrë parasysh mbështetjen e fortë politike që procesi i Berlinit po jep për perspektiven Europiane të Ballkanit Perëndimor si dhe momentin pozitiv të krijuar për bashkëpunimin rajonal, duke qene se gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi janë thelbësore për arritjen e objektivave të procesit të Berlinit si dhe duke qenë se shoqëria civile është tashmë një element i shtuar dhe i rëndësishëm i këtij procesi, ne besojmë se Parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e bashkëpunimit të rinovuar mesa vendeve tona dhe BE”.