Asset Publisher

Im Gespräch

Roli i mediave lokale për një shoqëri demokratike

Rëndësia e gazetarisë së pavarur dhe të fortë në nivel lokal është e pazëvendësueshme për një demokraci funksionale dhe votimet lokale në 30 qershor e demostruan më së miri këtë.

Asset Publisher

Kjo temë u trajtua në seminarin e organizuar nga KAS me titull "Roli i gazetarisë lokale për një shoqëri demokratike", i cili u zhvillua në Cadenabbia nga dt. 6 deri më 10 tetor. Gazetarët lokalë pjesëmarrës diskutuan rreth problemeve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre dhe shkëmbyen mendime për zgjidhjen e mundshme të tyre.

Mediat janë shpesh të ekspozuara ndaj presionit politik dhe për këtë arsye nuk raportohet në mënyrë të pavarur, por duke pasur parasysh interesa të veçanta. Gazetarët janë të pambrojtur ndaj rreziqeve përsa i përket të ardhmes profesionale por ndonjëhere ata rrezikojnë edhe jetën, kur raportojnë për afera të ndryshme ose kritikojnë persona me pushtet. Kapërcimi i kufizimeve të padrejta dhe jashtë-ligjore dhe krijimi i pavarësisë së mediave është një element thelbësor i së ardhmes demokratike të Shqipërisë, jo vetëm në nivelin lokal.

Në këtë takim u hodh edhe ideja e një platforme online për gazetarët lokalë, ku ata mund të publikojnë artikujt e tyre lirshëm dhe pa ndërhyrjen e kompanive të mediave. Pjesëmarrësit gjatë këtij seminari  shkëmbyen gjithashtu mendime mbi konceptin dhe ralizimin e këtij projekti, i cili pritet të realizohet në pranverën e vitit 2020. Projekti është në vazhdën e projekteve të mëparshme të KAS me fokus gazetarinë lokale, siç ishin seminaret trajnuese në rajone të ndryshme të Shqipërisë në prill dhe maj 2019.
 

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

për këtë seri

Zeitschrift mit Berichten aus Bundestag und Bundesländern, Gastbeiträgen, Rezensionen und Presseauswertungen zur aktuellen Kulturpolitik.