Asset Publisher
“Pasojat e diktaturës – Trajtimi i shtypjes dhe mësimet që nxjerrim prej saj“
Asset Publisher
Një trajtim i të shkuarës diktatoriale në Shqipërinë komuniste ka nisur relativisht vonë dhe po bëhet me hapa të ndrojtur. Hetimi objektiv i krimeve të diktaturës dhe përballja me historiografinë komuniste, për shtetin e së drejtës dhe thellimin e demokracisë në vend, kanë rëndësi të dorës së parë.
Nëpërmjet hulumtimit shkencor të fakteve, krimeve dhe pasojave të diktaturës komuniste, mund të përgatitet një përballje me të shkaurën komuniste dhe diktatoriale dhe të çohet përpara ngritja e strukturave të shtetit të së drejtës.
Në bashkëpunim me Universitetin e Jenës në Gjermani, dhe atë të Tiranës, Fondacioni „Konrad Adenauer“ për këtë qëllim organizon më datë 14. Tetor 2010, një seminar, i cili do tentojë të trajtojë në rrafshin e një diskutimi shkencor problemet e trajtimit të së shkuarës. Referentët dhe shkencëtarët nga të dyja universitetet, do të merren me temën e përballjes me të shkuarën diktatoriale. Ata pritet të shkëmbejnë gjatë seminarit, njohuritë shkencore dhe në të njejtën kohë, t´ia bëjnë ato të ditura publikut të gjerë. Nëpërmjet një seminari të tillë, synohet të ngacmohen edhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile në Shqipëri, për t´u marrë në mënyrë më intensive me këtë temë. Përveç kësaj, synohet të përcillen informacione tek gazetarët , për t ´i ngacmuar edhe ata, të sjellin në vëmendje të opinionit publik më shumë këtë temë.