Asset Publisher
Fondacioni „Konrad Adenauer“ mbështet përgatitjet për hartimin e një ligji të ri mbi lustracionin
Vizitë e suksesshme e një grupi ekspertësh nga Tirana në Berlin
Asset Publisher
Përballja me të shkuarën është një fushë e rëndësishme në punën dhe projektet e Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri. Edhe kur partitë politike e cekin këtë temë thuajse fare pa dëshirë, problematika mbetet sërish e lakmuar dhe njerëzit e shtypur nga regjimi komunist nuk duhen harruar, por përkundrazi, mbështetur.
Në vitin 2011, me mbështetjen e Fondacionit Federal të Trajtimit të Diktaturës së SED-së, u hodhën hapat e parë për një ligj të ri lustracioni. Në bashkëpunim me „Grupin Shqiptar të të Drejtave të Njeriut“ (AHRG) u ngrit nga KAS një grup pune, i cili në vitin 2011 përpiloi edhe draftet e para për një ligj të ri lustracioni.
Këto drafte do të diskutohen me ekspertë të huaj dhe ndërkohë janë përpunuar e zhvilluar pjesërisht.
Grupi i punës, nën drejtimin e Drejtoreshës së AHRG, zonjës Elsa Ballauri, nëpërmjet programit të vizitave në Berlin nga data 07.-11. nëntor 2011, përfitoi ide më të plota rreth ligjit të ri mbi lustracionin dhe hartimit të draftit. Vizita u ndërmor me synimin që të shërbente edhe për të njohur institucionet përkatëse gjermane, për të shpënë përpara një këmbim afatgjatë eksperiencash.
Delegacioni shqiptar përbëhej nga:
1.Znj. Elsa Ballauri, Drejtoreshë e Albanian Human Rights Group, AHRG
2.Z. Aleksandër Meksi, ish-Kryeministër i Shqipërisë
3.Z. Aleksandër Biberaj, Docent e ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës
4.Z. Olsi Baze, Docent pranë Universitetit Kristal
5.Z. Genci Terpo, Avokat pranë AHRG
Programi i vizitave
Programi i vizitave nisi me një bisedë me Deputetin e Bundestagut Gjerman, z. Roderich Kiesewetter, cili i dha mysafirëve shqiptarë orientime të rëndësishme, për të hartuar një ligj sa më të mirë lustracioni, për të identifikuar grupin parlamentar shqiptar dhe politkanët në Shqipëri që do të merren me këtë çështje. Ekspertët shqiptarë theksuan se lobimi tek rrethet e deputetëve gjermanë dhe atyre europianolindorë, ishte i një rëndësie të veçantë, për të ndikuar tek politikanët shqiptarë në lidhje me ligjin e ri të lustracionit.
Në këtë drejtim shkoi edhe biseda me anëtarin tjetër të Bundestagut Gjerman, Z. Arnold Vaatz. Z. Vaatz shprehu ekepticizëm mbi efektivitetin e periudhës 20-vjeçare së kaluar, dhe kohën deri në hyrjen në fuqi e shpalljen ligjore të këtij ligji të ri.
Vizita në Qendrën Përkujtimore në Berlin-Hohenschönhausen dhe biseda me Drejtorin e kësaj qendre, Dr. Hubertus Knabe, ishte shumë e frytshme dhe e dobishme. Dr. Knabe është specializuar në çështjet e trajtimit të së shkuarës diktatoriale. Ai shprehu dëshirën e tij për të qenë edhe vetë i pranishëm në Shqipëri, për të përçuar kësisoj eksperiencën dhe njohuritë e veta në kuadër të këtij projekti.
Në Akademinë e Fondacionit „Konrad Adenauer“ në Berlin, delegacioni shqiptar u prit nga Z. Bernhard Jahntz, ish-Kryeprokuror i Republikës Federale. Ai mbajti me këtë rast edhe një referat me temë: „Argumentet ligjore për trajtimin penal të regjimit të ish RDGJ-së“, çka solli edhe diskutime e pyetje të shumta nga anëtarët e delegacionit shqiptar.
Takimi që pasoi me Z. Frank Spengler, u orientua më pas, duke u fokusuar gjithsesi sërish në tematikën e trajtimit të së shkuarës diktatoriale në Shqipëri, e që sipas ekspertëve shqiptarë, por edhe vetë popullit shqiptar (sipas një sondazhi të fundit 92 % e popullsisë në vend e duan hartimin e një ligji të tillë, jo nga dëshira për një hakmarrje eventuale, por për të vënë në vend drejtësinë e sjellë më shumë qartësi) do të ishet i dëshirueshëm i dhe do të përkrahej një ligj lustracioni.
Një pikë tjetër kulmore e programnit të vizitave për delegacionin shqiptar ishte takimi me Dr. Anna Kaminsky në Fondacionin Federal të Trajtimit të së Shkuarës Diktatoriale të ish- SED-së. Zonja Kaminsky ka qenë ndërkohë disa herë në Shqipëri, e ftuar si eksperte nga Zyra e KAS në Shqipëri dhe e njeh shumë mirë këtë problematikë.
Vlerësim
Shqipëria është i vetmi vend nga ish-Europa Lindore ku diktatura komuniste ka mbetur akoma e pandriçuar plotësisht dhe epoka e saj e patrajtuar, duke kërcënuar të sjellë një harresë historike, çka do dëmtonte mbarë kombin. Shqipëria ka nevojë ta trajtojë të shkuarën e saj, për të formësuar kësisoj një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.
Udhëtimi i delegacionit shqiptar drejt Gjermanisë dha edhe një shtysë të mëtejshme drejt informimit të anëtarëve të këtij grupi ekspertësh të fushës, për të përpunuar më tej rezultate konkrete dhe pozitive. Ekspertët u kthyen me njohuri më të thelluara dhe ide më të qarta në Shqipëri, çka do t´i ndihmojë ata me siguri, në hapat e tyre të mëtejshëm në lidhje me hartimin e ligjit të lustracionit.