Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

Efektet e Pandemisë Covid-19 mbi Të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Shqipëri

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare, "Efektet e Pandemisë Covid-19 mbi Të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Shqipëri", organizuar nga Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien në bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin per Liri dhe Demokraci dhe Westminster Foundation for Democracy Albania.

Asset Publisher

Konferenca u fokusua mbi ndikimin që pandemia pati në shoqërinë shqiptare lidhur me të drejtat e njeriut, shtetin ligjor dhe demokracinë, me kumtesa nga profesorë dhe akademikë nga Shqipëria por dhe nga rajoni.

Në të u diskutua mbi lirinë e medias, transparencën publike mbi përhapjen e Covid-19 dhe standardet e demokracisë në Shqipëri. Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit ishte dhe e drejta për të pasur akses në kujdesin shëndetësor, mbrojtjen sociale, sigurinë ekonomike, punësimin dhe arsimin. Edukimi online në shtëpi i fëmijëve dhe të rinjve dhe aksesi në internet dhe pajisjet kompjuterike në dispozicion për një mësim elektronik efektiv. Ndikimi i pandemisë tek gratë dhe veçanërisht rritja e dhunës në familje në të gjithë vendin ishte një temë sensitive që u shtjellua për të kuptuar situatën e diskriminimit gjinor në Shqipëri. Një tjetër aspekt ishte dhe diskutimi mbi diskriminimin dhe rritjen e forcës policore gjatë viteve 2020-2021 në protestat civile të vendit.
Qëllimi përfundimtar i konferencës ishte edhe hartimi i disa rekomandimeve mbi demokracinë, Të drejtat e Njeriut dhe llogari-dhënien e qeverisë ndaj respektimit të këtyre të drejtave dhe shtetit të së drejtës, duke nxitur rikthimin në një jetë normale të qytetarëve të Shqipërisë.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher