Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Akademia e NMV 2020

Rritja e qëndrueshme e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme drejt Evropës - sfidat dhe perspektivat në kohën e Covid19

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë themeli i ekonomisë shqiptare. Ato përfaqësojnë 99% të kompanive të regjistruara dhe gjenerojnë më shumë se 80% të të gjitha vendeve të punës dhe për këtë arsye ato luajnë një rol thelbësor në zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë shqiptare, krijimin e vendeve të reja të punës dhe luftën kundër papunësisë

Asset Publisher

​​​​​​​ ​​​​​​​

Gjatë akademisë katër-ditore pjesëmarrësit shkëmbyen idetë dhe përvojat e tyre, përftuan njohuri lidhur me praktikat ndërkombëtare të të bërit biznes, në veçanti me Bashkimin Europian, procedurat e eksportit, marrëveshjet e tregtisë, aksesi në financa, menaxhimi i biznesit në kohë pandemie, inovacioni në sipërmarrje etj.​​​​Përveç kësaj, pjesëmarrësit jo vetëm që shkëmbyen idetë dhe përvojat e tyre, fituan njohuri për menaxhim dhe themelim të suksesshëm të biznesit, por gjithashtu krijuan një rrjet të dobishëm kontaktesh. Në fund, u formuluan vendimmarrësit politikë të pranishëm kërkesa për ndërmarrje të vogla dhe të mesme të begata.

Pjesëmarrës në këtë akademi ishin:

-Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

-Studentë në fushën e tregtisë ndërkombëtare ose kërkimit të tregut

-Studentë, të cilët dëshirojnë të punojnë në sektorin privat (NVM-të eksportuese, kompanitë e konsulencës dhe kërkimit të tregut, agjencitë ndërkombëtare të marketingut, etj.).

Përpara akademisë u krye një studim për të kuptuar nevojat e trajnimit dhe në bazë të gjetjeve u hartua edhe programi për akademinë.

 
 

Asset Publisher

personi i kontaktit

Klaudja Zerva

Klaudja Zerva bild

Koordinatore Projekti

Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher