Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Shkolla Verore Europiane 2021

Sfidat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

Fondacioni Konrad Adenauer në Shqipëri së bashku me Qendrën Evropiane organizuan Shkollën Verore Europiane 4-ditore 2021 "Europa ime-Sfidat drejt anëtarësimit në BE" në Pogradec, Shqipëri. Qëllimi i këtij trajnimi ishte t'i jepte brezit të ri mundësinë për të fituar njohuri mbi çështjet politike dhe sociale në Shqipëri dhe mbi procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Asset Publisher

Rreth 23 pjesëmarrës të rinj morën pjesë. Para udhëtimit u bënë teste të shpejta COVID-19 për të siguruar shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve. Të shtunën, ditën e parë, pjesëmarrësit u njohën me njëri-tjetrin dhe strukturën e trajnimit, ku u thanë disa fjalë përshëndetëse dhe më pas ata u prezantuan më aplikacionin "Evropa ime".

Në ditën e dytë të trajnimit u mbajtën seminare nga ekspertë për tema mbi sfidat dhe perspektivat e integrimit në BE të Shqipërisë, rruga "sui generis" drejt BE dhe Brexit, Reforma në Drejtësi si një kusht për integrimin në Bashkimin Europian dhe perspektiva mbi lirinë e Medias në Shqipëri. Më pas, studentët punuan në grupe dhe diskutuan dhe reflektuan mbi temat.

Ditën e tretë, tema kryesore ishte në lidhje me të drejtat e njeriut, ku ekspertë nga ligji dhe fusha e të drejtave të njeriut folën për rolin e avokatit të popullit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, grupeve vulnerabel dhe feminizmit. Më pas, studentët punuan në grupe, në të cilat ata hartuan aspekte dhe sugjerime përmirësimi në lidhje me ligjet për grupe të ndryshme në nevojë.

Të martën, ditën e katërt, u mbajtën dy seminare rreth imigracionit të parregullt të shtetasve shqiptarë në BE dhe se si rruga drejt integrimit mund të përmirësojë situatën politike dhe sociale në Shqipëri edhe më shumë se destinacioni aktual.

Në fund, studentët vlerësuan trajnimin dhe i dorëzuan çertifikatat e pjesëmarrjes njëri-tjetrit. Ata shprehën vlerësimin e tyre ndaj njëri-tjetrit dhe kohën që kaluan së bashku, si dhe përmbajtjen e tyre në lidhje me temat e diskutuara gjatë katër ditëve dhe njohuritë e reja që fituan gjatë gjithë pjesëmarrjes së tyre.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher