Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

DITET E KUJTESES 2021

EDICIONI VI

Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) dhe Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) organizuan në datat 19–26 shkurt 2021, edicionin e gjashtë të aktivitetit DITËT E KUJTESËS.

Asset Publisher

​​​​​​​

Ky vit shënon 30 vjetorin e rrëzimit të statujës së diktatorit Enver Hoxha në sheshin "Skënderbej", më 20 Shkurt 1991, si akt simbolik i rënies së regjimit totalitar në Shqipëri. A ra diktatura gjysmëshekullore komuniste përmes një "revolucioni popullor nga poshtë"? Cilat ishin sfidat e drejtësisë tranzitore për dënimin e krimeve të komunizmit? Cilat janë politikat e kujtesës që u aplikuan në këto dekada dhe si e ndikojnë ato qasjen e shoqërisë shqiptare ndaj kësaj periudhe të errët historike? Aktivitete të ndryshme dhe ekspertë të fushës brenda e jashtë vendit u dhanë përgjigje këtyre pyetjeve dhe më gjerë.

Në këtë kuadër, Fondacioni Konrad Adenauer organizoi në bashkëpunim me partnerët e tij këto aktivitete:  

Konferencë shkencore: “SHQIPERIA 1990-2020: MESIMET NGA TRANZICIONI”

Data: 22 Shkurt, ora 10.00

Dhjetori i vitit 2020 shënoi 30 vjetorin e vendosjes së sistemit shumëpartiak në Shqipëri dhe fundin e sistemit komunist. Prej vitit 1990 Shqipëria ka kaluar në një proces të gjatë dhe kompleks transformimi dhe reformash, në përpjekje për të ndërtuar sistemin e ri të bazuar në shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut të lirë, integrimin euroatlantik dhe demokracinë funksionale.

​​​​​​​Fondacioni Konrad Adenauer dhe Instituti i Studimeve Politike organizuan këtë konferencë shkencore, e cila u fokusua në debatin mbi bilancin e tranzicionit, si edhe mbi raportet midis pritshmërive të viteve ’90, kapaciteteve e mjeteve në dispozicion si dhe rezultateve e reflektimeve në përmbyllje të tri dekadave të deritanishme.

HARTA DIGJITALE E VENDEVE TE VUAJTJES NE SHQIPERI

Data: 24 Shkurt, ora 10.00

Harta interaktive nën domainin “hartaekujtesës.al” përshkruan burgjet dhe kampet e internimit në Shqipërinë komuniste 1944-1991. Projekti ka si qëllim sjelljen para lexuesve të një tabloje të plotë të funksionimit dhe shpërndarjes në territorin e Shqipërisë të burgjeve dhe kampeve, si dhe të funksionimit të tyre, torturave apo punës që bëhej nga të burgosurit. Harta (grafike dhe digjitale) do të jetë e plotësuar me të dhëna, foto dhe dëshmi të ish-të burgosurve apo internuarve politikë që kanë vuajtur në këto vende gjatë diktaturës komuniste. Gjithashtu ajo do të shërbejë dhe si një udhërrëfyes për studiuesit e huaj kanë interes për të shkuarën komuniste të Shqipërisë.

Prezantimi i publikimit: “SHQIPËRIA nën sundimin komunist 1944-1990, Terrori mbi kulakët”

Autor: Xhafer Sadiku

​​​​​​​Data: 25 Shkurt, ora 10.00

Objekt i këtij publikimi është hedhja dritë mbi platformat politike që shteti dhe regjimi komunist përdorën mbi atë pjesë të fshatarësisë që i veçoi, izoloi, i shtypi, dhe i quajti kulak. Shpronësime, shtetëzime, tatime të jashtëzakonshme, shpifje, demaskime, izolime, burgosje, ekzekutime, - ishin mjete për likuidimin ekonomik, izolimin politik dhe eliminimin fizik. Baza burimore për këtë studim është dokumentacioni i Arkivit të Partisë së Punës të Shqipërisë, i Arkivit Qendror të Shtetit dhe Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme si edhe literatura historike.

 

Asset Publisher

personi i kontaktit

Klaudja Zerva

Klaudja Zerva bild

Koordinatore Projekti

Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher