Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

Fjala e Kryetarit të Parlamentit të Landit të Saksonisë, Dr. Matthias Rößler, në Ditën e Evropës

Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor - Në rrugëtimin drejt një Evrope me kombe plot me vetëbesim.

Asset Publisher

I nderuar rektor, të dashur kolegë studentë, të nderuar zonja dhe zotërinj,

Do të doja t'ju falënderoja shumë për ftesën në eventin e sotëm dhe për prezantimin miqësor. Gjithashtu falenderoj Dr. Thomas Kunze nga Fondacioni “Konrad Adenauer” për ftesën në Shqipëri. Jam shumë i kenaqur që jam këtu me ju. Në ditët në vijim më pret një program shumë interesant.

Pres me padurim te njoh vendin tuaj dhe njerëzit e tij! Do të kem takime këtu në Tiranë, por do të shkoj edhe në Berat, Tepelenë apo Sarandë. Programi ka të bëjë me ngjarjet aktuale, me historinë, traditën dhe origjinën.

Sepse përtej biografisë sime politike si Ministër Shteti dhe President i Parlamentit dhe formimit tim si inxhinier, me zemër jam gjysmë historian, gjysmë etnolog. Për mua Shqipëria ka qenë gjithmonë “vendi i shqiponjave”, vendi i “bijve të shqiponjave”. Imagjinata ime u formua nga tregimet për të madhin Skënderbe dhe mbrojtjen që ai i bëri Principatës së Kastriotëve kundër Osmanëve. Por mbi të gjitha ishte shkrimtari sakson Karl May me tregimet e tij orientale, p.sh me librin “Në tokën e shqipetarëve”, që më bëri ta dua vendin tuaj dhe këtë rajon që në fëmijëri.

Si duhet ta imagjinojmë “imazhin shqiptar” të romantizuar të gjermanëve të kësaj kohe?

Leksiku i Meyer-it i vitit 1874 vlerëson “shqiptarin” për mikpritjen, guximin dhe qëndrueshmërinë e tij. Ai është "i ashpër dhe krenar në natyrën e tij”. Shipetarët, pasardhës të ilirëve të lashtë, janë një "popull origjinal" dhe që kanë arritur që në stuhitë dhe trazirat e dy mijëvjeçarëve të mbajnë vendbanimet e tyre dhe kanë mbrojtur me sukses këtë atdhe kundër Aleksandrit të Madh.

Në kohën e Enver Hoxhës, Shqipëria konsiderohej nga ne gjermanolindorët si aleate e Kinës maoiste. Kur isha nxënës dëgjoja fshehurazi “Radio Tirana” në valë të shkurtra. Kjo ishte ne RDGJ komuniste po aq e ndaluar sa edhe “transmetuesit perëndimorë” në Republikën e vjetër Federale të Gjermanisë.

Sot Shqipëria është një vend modern me një traditë për t´u nderuar. Dhe: Shqipëria është në ngritje! Unë jam shumë i emocionuar për ato që do të shoh dhe do të dëgjoj në ditët në vijim. Unë jam gjithashtu shumë i emocionuar të mesoj për perspektivat tuaja, per idetë tuaja. Gjatë kësaj paraditeje kemi mjaftueshëm kohë për të folur me njëri-tjetrin.

 

Të dashur studentë, në ditën e sotme të Evropës (9 maj) po flasim për Evropën, për Bashkimin Evropian. Kjo përshtatet mrekullisht. Sepse jam plotësisht i bindur se për ju, për brezin tuaj, rruga e përbashkët evropiane është e një rëndësie të madhe. Për mendimin tim është gjithashtu e vetmja rrugë e qëndrueshme për ne në shekullin e 21-të.

Prandaj, do të doja të ndaja me ju disa mendime për Evropën nga perspektiva gjermane dhe e Evropës Qendrore. Siç e dini, Shteti i Lirë i Saksonisë u rikrijua në ditën e ribashkimit gjerman, me 3 tetor 1990. Ashtu si vendet e tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore, shoqëria jonë përjetoi mbi 30 vjet më parë përçarjen e transformimit nga një shtet dhe rend ekonomik komunist në demokraci dhe një ekonomi tregu.

Natyrisht, ndryshimet ndodhen shumë më butë për popullin e Saksonisë në kuadrin e një Gjermanie të ribashkuar sesa ishte rasti në vendet e Ballkanit Perëndimor pas përfundimit të komunizmit. E megjithatë shoqëritë tona kanë pasur përvoja të ngjashme. 

Evropa Qendrore dhe zgjerimi lindor i BE-së në 2004

Liria jonë sot në Evropë është gjithashtu dhe veçanërisht trashëgimia e betejave të kaluara për liri. Sidomos revolucionet kundër regjimeve komuniste në shekullin e 20- të janë në këndveshtrimin tim, një lidhje e fortë mes shoqërive tona. Ato jo vetëm që kanë ndikuar thellë tek unë, por ato lidhin edhe njerëzit e Gjermanisë Lindore me vendet që kanë qenë dikur nën ndikimin komunist.

Në vitin 1989 ne në RDGJ u çliruam vetë nga diktatura. Në fund të vitit 1990 u Kroacia iu bashkua për herë të fundit në vitin 2023 Zonës Shengen, Bullgaria dhe Rumania u pranuan gjithashtu në të njëjtën kohë, gjë që do t'u lejojë qytetarëve të tyre lirinë e plotë të lëvizjes brenda BE-së në të ardhmen.

Monedha Euro u miratua nga Sllovenia në 2007 dhe nga Sllovakia në 2009, e ndjekur nga Estonia në 2011, Letonia në 2014 dhe Lituania në 2015. Vendi më i ri anëtar i Eurozonës është Kroacia që nga viti 2023. Kjo bën që gjashtë nga njëmbëdhjetë anëtarët e rinj të Evropës Lindore Qendrore, të jenë gjithashtu pjesë e Bashkimit Monetar Evropian përmbys edhe regjimit komunist në Shqipëri. Kjo na mbush me krenari dhe është pjesë e identitetit tonë të përbashkët. Duke ditur të gjithë sesi funksionon një diktaturë, dimë gjithashtu se liria dhe demokracia jane alternativa e vërtetë.

Dhe se ato mund të gjenden vetëm në një Evropë të bashkuar.

Për ne në Gjermaninë Lindore, viti 1990 nënkuptonte kthimin në shtëpinë tone Evropë. Edhe për Shqipërinë, dera evropiane u hap pak. Vetëm në vitin 2003 pati përpjekje serioze për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kur shteti ballkanik filloi negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), e cila erdhi në vitin 2009.

Kjo periudhë shënoi edhe të ashtuquajturin “zgjerim lindor” të Bashkimit Evropian, 20 vjetorin e të cilit festojmë këtë vit. Dhe me vetëdije them festoni, sepse asnjë nga shtetet që u anëtarësuan në BE në atë kohë nuk u pendua për këtë hap.

Më 1 maj 2004, dhjetë shtete të reja anëtare iu bashkuan BE- së, duke përfshirë tetë shtete nga ish-Blloku Lindor, nga Estonia në veri, Sllovenia në jug deri në Poloni dhe Republiken Çeke në qender.

Më pas pasuan Rumania dhe Bullgaria në 2007, të ndjekura në 2013 nga Kroacia, ish-republika e parë e Jugosllavisë. Që atëherë, shtetet e reja anëtare janë zhvilluar shumë si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Cilat janë arritjet?

-             Integrimi i anëtarëve të rinj në zonën Shengen dhe në Eurozonë ka bërë përparim të rëndësishëm     

-             Shumica e shteteve që u anëtarësuan në vitin 2004 kanë bërë përparim të madh. Në indeksin e tij të transformimit, Fondacioni Bertelsmann i rendit gjashtë vendet e reja të BE-së nga raundi i zgjerimit të vitit 2004 “Demokracia në Konsolidim” kështu: Estoni, Lituani, Republikën Çeke, Letoni, Sllovaki dhe Slloveni.

-             Indeksi i transformimit të Fondacionit Bertelsmann në lidhje me sundimin e ligjit tregon një pamje të ngjashme. Këtu Estonia kryeson qartësisht në renditje, e ndjekur nga afër nga Lituania dhe Republika Çeke. Të tre vendet konsiderohen të shkëlqyera. Performanca solide janë konfirmuar edhe për Slloveninë dhe Letoninë, Sllovakinë, Rumaninë, Kroacinë dhe Bullgarinë.

Përkatësia e lartë është edhe besimi i kompanive perëndimore në këto lokacione biznesi .

Investimet e huaja direkte u rritën ndjeshëm, gjë që mund t'i atribuohet sigurisë shtesë ligjore për investitorët nëpërmjet miratimit të rregullave të Komunitetit (acquis communautaire).

Të gjitha vendet e reja të anëtarësimit u bënë automatikisht pjesë e tregut të brendshëm të BE-së ose ishin atje më parë. Prandaj është mbi të gjitha ndërvarësia ekonomike që ofron avantazhe të jashtëzakonshme. Progresi në vendet tona është i prekshëm. Në përgjithësi, tregtia e jashtme e shteteve të reja anëtare është trefishuar që nga anëtarësimi i tyre në BE.

Në këtë aspekt, unë e shoh si një shenjë të mirë nëse shtetet e BE-së janë partnerët më të rëndësishëm tregtar të Shqipërisë. Ju jeni në rrugën e duhur!

Në përgjithësi, skicat dhe modelet premtuese për zgjerimin e dëshiruar të BE-së në Ballkanin Perëndimor janë shkruar në Evropën Qendrore dy dekada më parë. Evropa Qendrore nuk ka eksperiencë vetëm në revolucione nëse i referohemi viteve1989 dhe 1990.

Ajo ka gjithashtu dhe veçanërisht ekperiencë në transformime në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE - dhe jo vetëm në politikë dhe shoqëri, por edhe në shkencë (fjala kyç: kërkimi mbi transformimin).

Procesi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor

Çfarë do të thotë e gjithë kjo për procesin BE-se per Ballkanin Perëndimor?

Siç e dini, Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009. Liria e vizave ekziston që nga viti 2010. Në vitin 2013, Komisioni rekomandoi shprehimisht që Shqipërisë t'i jepej statusi i vendit kandidat. Nisur nga progresi, negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më në fund u celën zyrtarisht në 2022.

Ukraina, Moldavia dhe Bosnje- Hercegovina u shpallën më vonë vende kandidate.

Kandidatë potenciale janë Republika e Kosovës dhe Gjeorgjia. Prandaj duhet shtruar pyetja: A mund të shërbejë zgjerimi lindor i BE-së i vitit 2004 si model për një raund të ri zgjerimi? Përgjigjen do ta jap drejtpërdrejt: Po, sepse jo vetëm BE-ja, por edhe secili shtet ka mësuar shumë nga ky proces.

Çfarë kane mësuar? Para së gjithash, gjithçka kërkon kohë dhe shumë e shumë përpjekje. Kandidatët aktualë për anëtarësim gjithashtu kanë ende nevojë për kohë për konsolidim dhe ndihmë të mëtejshme në rrugën drejt demokratizimit per te qenë gati për anëtarësim.

Kriteret politike për anëtarësim në BE janë stabiliteti institucional, rendi demokratik dhe kushtetues, ruajtja e të drejtave të njeriut dhe respektimi dhe mbrojtja e pakicave. Kjo e përcakton atë që BE-ja nuk është vetëm një komunitet ekonomik, por edhe një komunitet vlerash. Anëtarë mund të bëhen vetëm ata që respektojnë vlerat e BE-së dhe angazhohen për promovimin e tyre. Kriteret ekonomike përfshijnë ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale dhe aftësinë për të përballuar presionin konkurrues brenda tregut të brendshëm të BE-së. Ekziston edhe “kriteri acquis”, aftësia për të njohur dhe zbatuar standardet e komunitetit.

Negociatat e anëtarësimit në BE janë një hap i madh për Shqipërinë dhe në të njëjtën kohë një shtysë! Sepse përpjekja e brendshme e kërkuar është e madhe. Sipas Komisionit të BE-së në 2018: “Aderimi është dhe mbetet një proces i lidhur me performancën dhe si i tille varet nga progresi real i secilit vend.”

Tani do të rendis vetëm fushat në të cilat, sipas raportit të progresit të saj, BE ende sheh nevojën për veprim në Shqipëri: liria pluraliste e shprehjes, të drejtat e pakicave të jetuara në mënyrë aktive dhe të garantuara ligjërisht, të drejtat e sigurta te pronës, shteti ligjor gjithëpërfshirës, institucione të forta dhe administratë funksionale, luftë kundër korrupsionit në ekonomi dhe shtet dhe luftë kundër krimit të organizuar. Këtu, të dashur studentë, nga përvoja e Evropës Qendrore mund të them se nuk do të ketë kompromise. Në një demokraci funksionale nuk ka kompromise pasi thelbi i shtetit kushtetues demokratik përcaktohet pikërisht nga këto pika. Kriteret duhet të respektohen në mënyrë të vazhdueshme. I takon   shteteve që të heqin pengesat qe ndonjëherë janë kokëfortë ndaj reformës.

Nga ana tjetër, u takon edhe vendeve anëtare të BE-së të reduktojnë rezervat. Shumë vende të mëdha evropiane, përfshirë Gjermaninë, janë  mjaft skeptikë për raundin e ardhshëm të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ata duan ta kombinojnë këtë (si me Traktatin e Nicës në 2003) me një reformë të traktateve. Bëhet fjalë për zvogëlimin e Komisionit Evropian dhe bërjen e procesit të votimit më fleksibël në mënyrë që në të ardhmen të eleminohen bllokadat nga shtete individuale ose grupe shtetesh. Sepse argumenti kryesor kundër pranimit të shteteve të reja është se kjo mund të rrezikojë bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe efektiv brenda komunitetit.

Po ashtu, jo më pak janë shtetet më të vogla të Evropës Qendrore që mbështesin procesin e anëtarësimit. Aderimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor shihet si e rëndësishme për një subsidiaritet më të madh brenda BE-së dhe nga disa, si një instrument në luftën politike me Brukselin. Për më tepër, argumenti vazhdon, zgjerimet e deritanishme kanë qenë një sukses. Propozimet për një reformë të BE-së (p.sh vendimet e shumicës) në Varshavë ose Budapest shihen si kundërproduktive. Pikëpamja atje është se kushdo që e bën reformën e BE-së një kusht për zgjerim, në këtë mënyrë e pengon atë.

Në Evropën Qendrore, integrimi dhe centralizimi që po shtyhen gjithnjë e më shumë përpara, veçanërisht nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian, nuk ndahen aspak në mënyrë jokritike. Madje gjithnjë e më shumë po kundërshtohet hapur. Mendoj se kjo është një gjë e mirë, sepse në fund forcon projektin evropian nëse kombet tona, vendet dhe rajonet tona, përveç identitetit shumë të rëndësishëm, vazhdojnë të na japin një kornizë efektive politike për veprim.

Ky diskutim vijon në Bashkimin Evropian, por nuk duhet të luajë asnjë rol në progresin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe anëtarësimin eventual të vendit tuaj në BE. Pranimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht i Shqipërisë, është me interes të jashtëzakonshëm gjeostrategjik për Bashkimin Evropian. Aktualisht BE po konkurron në Ballkan me fuqi të tjera si Kina dhe Rusia, përfshirë Turqinë.

Anëtarësimi i kombeve që ruajnë lirinë dhe sovranitetin e tyre të rifituar si dritën e syve do të sjellë në Ballkan dhe BE më tepër stabilitet, rritje dhe prosperitet.

 

Një botë e re, një Evropë e re

Këtu unë mbërrij në pikën e fundit, Evropa e re në një botë të re.

Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian sot bazohet gjithashtu kryesisht në baza gjeostrategjike. Në samitin e BE-së në Selanik në vitin 2003, u ra dakord se synimi tjetër madhor i zgjerimit të BE-së është Ballkani Perëndimor. Sot ekzistojnë kufizime reale gjeopolitike që kërkojnë përgjigje të shpejta politike për çështjet e zgjerimit.

Përveç kësaj, dhe ju lutemi mos e merrni këtë si mendjemadhësi, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një perspektivë evropiane. Është e rëndësishme – e them fare hapur – të merren masa qe vendet të mos kërkojnë alternativa rajonale apo globale. Por nëse ne përpiqemi – për çfarëdo lloj arsye – për të sjellë në Bashkim vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende në BE, atëherë ky proces nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Sepse atëherë disa në vendet e Ballkanit dyshojnë me të drejtë nese Bashkimi Evropian do të ishte një zgjidhje për ta. Një perspektivë realiste e anëtarësimit është një çështje kredibiliteti për BE-në dhe është një shenjë e vetëdijes gjeopolitike evropiane. Do të doja të shihja më shumë ndjeshmëri nga BE-ja këtu.

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të shvendosjeve të mëdha të fuqisë globale në vitet e fundit. Dekada e tretë e shekullit të 21-të paralajmëron trazira të mëtejshme të mëdha. Rendi evropian i paqes është aktualisht në rrezik.

Ai po sulmohet nga Rusia, e cila po bën luftë kundër Ukrainës dhe e cila gjithashtu nuk dëshiron të pranojë ankorimin demokratik të Evropës Qendrore dhe Lindore në BE.

Lufta e Rusisë është në të njëjtën kohë një sulm ndaj një rendi botëror të bazuar në rregulla, i cili na dukej i sigurt, veçanërisht në Evropë. Ne evropianët duhet të afirmojmë veten më fuqishëm përsëri. Askush nuk e beson këtë, përkundrazi. Mendoni gjithashtu për fuqinë globale në rritje të Kinës, e cila pohon gjithnjë e më pamëshirshëm interesat e saj.

Në një botë të tillë, Evropa duhet të veprojë e bashkuar dhe të mos lejojë që të ndahet nga jashtë apo nga brenda. Bashkimi Evropian si një lidhje paqësore e shteteve demokratike, si zona më e madhe ekonomike në botë, si një hapësirë vlerash, kjo BE ka diçka të mirë për t'iu kundërvënë një bote në të cilën politikat e fuqive të mëdha dhe të menduarit në shkallë të gjerë janë gjithnjë e më në rritje - me shpresë në të ardhmen në bashkëpunim me shtetet e Ballkanit Perëndimor, me Shqipërinë.

Faleminderit për vëmendjen!

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher