Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Të Rinjtë në BE: Konsultimi i Karrierës

Bota e punës po ndryshon vazhdimisht – dhe madje shumë shpejt. Janë krijuar vende pune që nuk ekzistonin pesë ose dhjetë vite më parë. Për këtë arsye, udhëzimi në fushën e karrierës është thelbësor për të mbështetur dhe motivuar të rinjtë në zgjedhjen e ardhshme të karrierës.

Asset Publisher

Në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim dhe Integrim Evropian (CEDI), Fondacioni Konrad Adenauer organizoi një seri aktivitetesh me temën "Të Rinjtë në BE: Konsultimi i Karrierës" në qytete të ndryshme të vendit, në të cilat morën pjesë shumë nxënës nga shkollat ​​e mesme . Nxënësit u informuan mbi zgjedhjen e rrugës së duhur të karrierës dhe cilat hapa duhen ndërmarrë kur aplikohet për një vend studimi ose një vend pune. Ata u shprehën mbi aspektet që konsiderojnë të rëndësishme në ndërmarrjen e një vendimi në karrierë dhe u këshilluan me dëshirat përkatëse se cilat fusha të punës u përshtaten dhe si mund t'i shfrytëzojnë ato në maksimum. Ata gjithashtu u udhëzuan se si mund të shkruajnë një jetëshkrim dhe letër motivimi, në varësi të fushës ku do të aplikojnë. Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të praktikojnë njohuritë e tyre. Ata u ndanë në grupe me nga 4 veta dhe shkruajtën një jetëshkrim. Një temë tjetër që u trajtua gjate këtij aktiviteti ishte çfarë duhet të presin nga një intervistë pune dhe si të përgatiten sa më mirë për të. Nxënësit u informuan mbi strukturën dhe procesin e një interviste. Më pas, ata simuluan një intervistë pune, ku disa nxënës bënë pyetje, që zakonisht trajtohen në një intervistë për punë, dhe disa nxënës u përgjigjeshin atyre. Në fund, ata morën komente nga trajnuesit dhe sygjerime se si të përmirësohen. Nxënësit mbetën shumë të kënaqur me trajnimin dhe vlerësuan prezantimet dhe ushtrimet si shumë të dobishme për zgjedhjen e tyre të ardhshme të karrierës.

Në këtë kontekst u prezantua edhe broshura e krijuar për këtë qëllim, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin e nxënësve për orientimin drejt marrjes së vendimeve më të përshtatshme për profesionin e tyre të ardhshëm.

Asset Publisher

personi i kontaktit

Klaudja Zerva

Klaudja Zerva bild

Koordinatore Projekti

Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher