Asset Publisher

Publikime

Punë kërkimore mbi Transitional Justice në Shqipëri

Prezantim dhe përmbledhje e punëve kërkimore të kërkuesve të rinj shkencorë të përzgjedhur

Asset Publisher

Në përfundim të hulumtimeve nga 10 kërkues të rinj shkencorë në fushën e drejtësisë tranzitore në Shqipëri, KAS dhe zyra e OSBE-së organizuan një aktivitet të pëbashkët. Qëllimi i tij ishte nxitja e ndërgjegjes kolektive dhe e interesit të të rinjve për të mësuar e diskutuar mbi të shkuarën totalitare në vend dhe proçesin e drejtësisë tranzitore që e pason një të shkuar të tillë.

Aktiviteti u zhvillua në formatin e një "Knowledge Café", një proçes i strukturuar diskutimi dhe shkëmbimi dijesh, në të cilin grupe pjesëmarrësish debatonin ne tryeza të ndryshme mbi temat e punuara nga kërkuesit e rinj shkencorë. Pjesëmarrësit mundeshin kësisoj të ndryshonin tryezë dhe të bëheshin pjesë e diskutimit nën drejtimin e moderatorit të tryezës, pra kërkueses/kërkuesit shkencor e cila/i cili prezantonte punën e saj/e tij. Ky lloj formati mundësoi dikutime të gjalla mbi sfidat e sotme të drejtësisë tranzitore në Shqipëri.

Punët kërkimore janë përmbledhur në një version elektronik në pdf i cili i vihet në dispozicion kujtdo që interesohet mbi ballafaqimin me të shkuarën totalitare enveriste në vendin tonë.

 

Asset Publisher

personi i kontaktit

Zheni Korçari

Zheni Korcari

Koordinatore Projekti

Zheni.Korcari@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher