Objekt i këtij studimi, i kryer nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Shqiptar të Medias, ishte të monitoronte dhe analizonte cilësinë dhe standartet e informimit të mediave shqiptare përgjatë periudhës së pandemisë Covid 19, më saktësisht për periudhën e karantinës së shpallur nga qeveria shqiptare nga 9 marsi deri me 31 maj 2020. Mediat e zgjedhura për monitorim ishin kanalet kombëtare dhe kanalet kryesore me informacion të pandërprerë si dhe disa nga portalet kryesore. Ishin pikërisht këto media që mbajtën edhe peshën kryesore të informimit të publikut gjatë pandemisë së koronavirusit.