Asset Publisher

Publikime

Emigrimi-një plagë e hapur

Një udhëtim në fshatrat fantazmë të Shqipërisë

Sipas statistikave të fundit, Shqipëria edhe pse me një popullsi të vogël prej rreth 2.8 milion banorë është ne rang global ndër dhjetë vendet me më shumë azilkërkues. Qytetet dhe fshatrat braktisen vazhdimisht, duke u kthyer në qytete dhe fshatra fantazmë. Ajo që e bën situatën edhe më kritike është emigrimi i brezit të ri. Nisur nga ky vëzhgim, Fondacioni-Konrad-Adenauer realizoi një projekt të titulluar " Emigracioni-një plagë e hapur " përmes të cilit një grup i vogël gazetarësh dhe artistësh shqiptarë dhe të huaj, realizuan një udhëtim nëpër Shqipëri, për të vëzhguar nga afër dramën e emigrimit të të rinjve shqiptarë.

Asset Publisher

​​​​​​​

Përmes reportazheve, fotografive dhe dokumentimeve autoritetet duhet të bëhen më të vetëdijshëm për problemet dhe situatën alarmante, por mbi të gjitha, synohet t'u jepet të rinjve shqiptarë një perspektivë shpresëdhënëse për jetën në vendin e tyre.

 Aktivitetet kryesore ishin:

  •  Bidesë për migracionin me kursantë të gjuhës gjermane pranë Goethe-Zentrum Tiranë:

Kursantët e Goethe-Zentrum folën për arsyet e tyre për të mësuar gjermanisht dhe për synimet që ata kanë në të ardhmen. Një pikë e veçantë në këtë shkëmbim ishte konflikti midis pritshmërive dhe realitetit të migracionit. U diskutua vecanërisht mbi përfytyrimin ideal që kanë të rinjtë shqiptarë për jetën në Gjermani dhe perspektivat që ofron emigracioni në këtë vend.

  • Udhëtimi studimor për në Jug të Shqipërisë:

Gjatë këtij udhëtimi, grupi pati mundësinë të vizitojë fshatin e peshkimit të Nartës afër Vlorës. Interes të vecantë zgjoi edhe gjendja e industrisë së peshkimit në këtë si dhe pakica greke, gjeneratat e reja të së cilës kanë emigruar kryesisht në Greqi.

  •  Udhëtimi studimor në Veri të Shqipërisë:

Gjatë këtij udhëtimi, u vizituan qytetet e vogla Rubik dhe Kukës. Industria e minierave në këtë rajon u çmontua pas përfundimit të regjimit Hoxha, i cili gjithashtu pati si pasojë edhe mbylljen e shumë vendeve të punës. Përvec këtyre vendeve u vizituan edhe qyteti i Shkodrës, fshati i peshkimit Zogaj në kufi me Malin e Zi dhe fashati Torovicë.

Produkt i këtij projekti është botimi i sapo publikuar "Fshatrat fantazmë: Emigrimi versus burimet potenciale të Shqipërisë", i cili pëmban reportazhe, ese, fotografi dhe filmime me synimin që të ndërgjegjësojmë institucionet politikëbërëse dhe menaxhuese, të rrisim ndjeshmërinë e individit për fatet e vendit, dhe kryesisht të inkurajojmë një perspektivë të re të të rinjve ndaj vendit të tyre, si shpresë dhe përgjegjësi.

Asset Publisher

personi i kontaktit

Klaudja Zerva

Klaudja Zerva bild

Koordinatore Projekti

Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher