Marrëveshja e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë dhe Sfidat - Zyra në Kosovë
Asset Publisher
Publikime
Marrëveshja e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë dhe Sfidat
Që nga viti 2011, kur edhe filloi dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, kanë qarkulluar ide dhe janë zhvilluar një sërë debatesh për mundësinë e arritjes së një marrëveshje të paqes në formë të një dokumenti ligjërisht të obligueshëm. Një qëndrim i tillë ka ardhur duke zënë vend gjithnjë e më tepër në kuadër të debateve mediatike, prononcimeve zyrtare të liderëve shtetëror nga Kosova dhe Serbia, dhe kohëve të fundit, edhe nga vet Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky studim hedhë dritë pikërisht mbi debatet aktuale për mundësinë e finalizimit të këtij dialogu përmes një marrëveshje të paqes të pranuar nga të dyja vendet, e cila do të kishte karakter obligativ, dhe që do të implementohej nën garancinë e bashkësisë ndërkombëtare dhe do të shërbente si platformë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate për të gjitha mosmarrëveshjet në mes të dy vendeve.