Asset Publisher

Rreth nesh

Asset Publisher

Mirë se vini tek Fondacioni Konrad Adenauer!

 

Ne jemi një fondacion politik që është aktiv në Gjermani me dy qendrat e trajnimit dhe edukimit si dhe me 16 zyre në zonat e tjera të Gjermanisë, poashtu jemi e angazhuar me më shumë se 200 projekte në mbi 120 vende të botës. Qendrën e kemi në Saint Augustin pranë Bonit si dhe në Berlin, ku në vitin 1998 kemi hapur një qendër të për aktivitete, Akademinë e fondacionit.

Konrad Adenauer dhe parimet e tij janë udhëzimi ynë, detyra dhe misioni. Që nga viti 1964, Fondacioni mban emrin e Kancelait të parë federal dhe e cila doli nga "Shoqëria për punë të arsimit demokristian" që ishte themeluar në vitin 1955.

Në vend dhe jashtë, ne jemi të angazhuar nëpërmjet edukimit politik për paqe, liri dhe drejtësi. Konsolidimit të demokracisë, promovimin e integrimit evropian, forcimin e marrëdhënieve transatlantike dhe bashkëpunimi për zhvillimi janë synimet tona specifike.

Ne punojmë si një think tank dhe agjenci konsultimi ne parimet shkencore dhe aktuale, duke nxjerr analiza me një mendim për te ardhmen e largët për veprime politike. Akademia e fondacionit në Berlin është forum për dialog në çështjet me rëndësi të politikës, biznesit, kishës, shoqërisë dhe shkencave të ardhshme.

Në konferenca dhe kongrese, kemi sjellë së bashku njerëz të cilët "kanë diçka për të thënë." Në më shumë se 2.500 aktivitete tona në vit vetëm në Gjermani, ne sjellim se bashku 145.000 njerëz.

Njerëzve të talentuar të rinj, jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga Evropa qendrore dhe lindore dhe vendet në zhvillim, ne promovojmë idetë e tyre dhe i mbështesim ata edhe materialisht. Ne mbajmë kontakte të ngushta edhe me ish-bursistet tanë.

Historia e Demokracisë Kristiane në Gjermani dhe Evropë hap dhe hulumton arkivin për Politikën Kristian Demokrate të Fondacionit Konrad Adenauer. Ky regjister i ofrn një hulumtuesi regjistrime nga mediat moderne dhe një bibliotekë të veçantë me rreth 157.000 tituj për politikën dhe historinë bashkëkohore.

Në qendër të punës sonë për ne është individi, janë të drejtat e tij të padyshimta, dinjiteti dhe përgjegjësitë që i mban ai/ajo. Kjo e bën për ne pikë fillestare drejtësinë sociale, demokracinë liberale dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Duke sjellë së bashku njerëz që pretendojnë përgjegjësinë e tyre sociale, ne zhvillimin e rrjeteve aktive në politikë, biznes dhe shoqëri. Menaxhimin e njohurive tona politike duke përmirësuar mundësitë e globalizimit shoqërore vetëm për ta bërë at ekologjikisht të qëndrueshm dhe ekonomikisht efikas.

 

Ne punojmë në partneritet në vendet tona partnere me institucionet shtetërore, partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe elitat e zgjedhura. Nëpërmjet qëllimeve tona dhe vlerat që ne duam të ju përqendrohemi në zhvillimin e politikave në të ardhmen, për të thelluar bashkëpunimin politik rajonal dhe global. Së bashku me partnerët tanë ne jemi duke kontribuar në një urdhër ndërkombëtar që mundëson çdo vend të zhvillohet në lirinë dhe përgjegjësinë individuale.

 

Fondacioni Konrad-Adenauer në Kosovë

 

Që nga viti 2007, Fondacioni Konrad Adenauer në Kosovë ka një zyre përfaqësuese.

Në fushën e arsimimit deri më tani bashkëpunimi partiak ishte në agjendën tonë. Nëpërmjet një game të gjerë të ngjarjeve të partive që ndjehen pjesë e familjes së Partisë Popullore Evropiane , KAS promovon pasardhësit e tyre politik. Përmes trajnimeve të rregullta, ne kërkojmë të frymëzojmë qytetarët e interesuar për kyçjen e tyre në partitë politike. Me masa për të promovuar partinë ne përpiqemi të zhvillojmë dhe të stabilizojmë demokracinë për të kontribuar në përputhje me normat themelore demokratike dhe shfaqjen e partive të fuqishme sa më demokratike.

Një tjetër fokus i fondacionit në Kosovë është afrimi drejt Bashkimit Evropian. Në Kosovë popullata është kryesisht pro-evropiane. KAS përpiqet që në aktivitetet e veta të krijojë një vetëdije tek qytetarët për BE-në dhe procesin e integrimit.

Asset Publisher

Asset Publisher