Ndërtimi i një partneriteti të qëndrueshëm me qytetarin për mbrojtjen e mjedisit - Zyra në Kosovë
Asset Publisher
Publikime
Ndërtimi i një partneriteti të qëndrueshëm me qytetarin për mbrojtjen e mjedisit
Ky Brief i Politikave adreson nevojën për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në politikat mjedisore përmes mekanizmave të ndryshëm.
Mbrojtja e mjedisit dhe problemet mjedisore janë përgjegjësi globale; kështu, ato kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme të koordinuara në mbarë botën. Përmirësimi i një treguesi të qeverisjes mjedisore për një vend nuk përkthehet domosdoshmërisht në një tregues të përgjithshëm më të mirë. Për shembull, nëse problemi janë deponitë ilegale dhe nëse ky problem zgjidhet duke i zhvendosur ato nga një vend i zhvilluar në një vend në zhvillim - zgjidhja nuk është e qëndrueshme. Për ta vënë në kontekst, një zgjidhje e tillë e paqëndrueshme do të nënkuptonte lëvizjen e mbeturinave nga një dhomë në dhomën tjetër, ndërkohë që problemi mbetet nën të njëjtën çati.