Zhvillimi ekonomik i Kosovës varet shumë nga zhvillimi i Energjetikës si sektor. Trendet e reja globale janë me një hov të madh drejtë fushës së burimeve të ripërtrishme dhe efiqiencës së energjisë. Bashkëpunimi me vendet e zhvilluara nga kjo fushë mund të jetë vendimtar për zhvillimin e kapaciteteve nga kjo fushë. Në lidhje me këtë temë dhe me rastin e 15-të vjetorit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani Fondacioni Konrad Adenauer prezanton policy brief-in e ri të shkruar nga Lulzim Syla e të titulluar: Gjermania si partner strategjik i Kosovës në fushën e energjisë dhe efiçiencës së energjisë. Analiza jep një përshkrim të situatës në vend, planit kombëtar për efiqiencë, fushat potenciale të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë nga fusha e energjetikës, projektet e deritashme të zhvilluara në Kosovë me ndihmën e qeverisë dhe bizneseve private gjermane, bashkëpunimi ekonomik përmes odave ekonomike si dhe jep rekomandime për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e Energjisë dhe Efiqiencës së Energjisë.