Një prej fushave klasike të veprimit për Fondacionin Konrad Adenauer është ajo e edukimit qytetar dhe politik. Brenda kësaj strukturë të punës ne kemi një interes special të bashkëpunojmë me organizata të femrave për rritjen e fuqizimin e femrave dhe rritjen e pjesëmarrjes. Në lidhje me këtë, Fondacioni Konrad Adenauer prezanton Analizën e Shkërtër Politike që analizon situatën e mediave me fokus të veçantë në përfaqësimin gjinor në Kosovë. Kjo analizë është shkruar nga Jeta Abazi, asistente në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, së cilës së fundmi i është dhënë Bursa Ballkanike për Gazetari Cilësore. Teksi i analizës jep një përshkrim të shkurtër situatës së medias dhe shqyrton sesa hapësirë i ipet femrave në gazetat ditore si dhe si janë ato të prezantuara në artikuj të ndryshëm.