Me rastin e javës Europiane për Energji të Qëndrueshme( EUSEW), Fondacioni Konrad Adenauer prezanton analizën e shkurtë politike me titull: Energji të Ripërtrishme sa për Standarde. Analiza është shkruar nga gazetari i mirënjohur Visar Prebreza i cili mbulon për shumë vite tema që lidhen me Energjinë dhe Ekonominë. Gjendja aktuale e ambientit në Kosovë, sidomos në rrethinën e Prishtinës, lë shumë për të dëshiruar. Termocentralet dhe veturat e vjetra kanë bërë që zona e kryeqytetit të jetë ndër më të ndoturat në tërë rajonin. Në këtë vijë, në këtë punim do të shohim se cili është vizioni i Qeverisë për t‟iu dhënë përparësi investimeve në energjinë e ripërtëritshme. Rritja e prodhimit në energji të ripërtëritshme do të ndikonte në uljen e nevojës për energji të prodhuar nga djegia e linjitit.