Asset Publisher

Publikime

Manuali për investitorët e huaj

Edicioni i dytë i "Manualit për investitorët e huaj", i cili ndihmon për të mësuar më shumë rreth arsyes pse dikush duhet të zgjedhë të investojë në Kosovë. Udhëzuesi përfshin mjedisin ligjor dhe rregullator me të cilin do të përballen investitorët kur investojnë në Kosovë.

Asset Publisher

Kosova është shteti më i ri evropian, në kuptimin e plotë të fjalës: Me mbi 70% të popullsisë nën moshën 35 vjeçare ka demografinë për të cilën ëndërron çdo shtet. Është vend i gjallë, me të rinj të arsimuar në frymë perëndimore, që flasin gjuhë të huaja dhe mund të përshtaten shpejt. Si një shtet i ri, që ka shpallur pavarësinë në 2008, Kosova ofron mundësi ende të pashfrytëzuara për të bërë biznes. Me shkallën më të shpejtë të rritjes ekonomike në BallkaninPerëndimor, Kosova po bëhet gjithnjë më tërheqëse për investitorët e huaj. Shumë kompani që kërkojnë furnizues potencial ose që janë të interesuara për ta zhvendosur prodhimtarinë më afër shteteve anëtare të BE-së e kanë kthyer fokusin kah Ballkani Perëndimor! Kjo është mundësia e artë për Kosovën - sepse ne jemi konkurrues! Përmes Marrëveshjes së StabilizimAsociimit, Kosova ofron qasje falas në tregun e BE-së dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por gjithashtu krahasuar me vendet fqinje, përshkak të një popullsie të re. 28, 2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 11, 4% më shumë se një! Kosova ofron cilësi gjermane me çmime të Kinës. Përveç potencialit për t'u bërë furnizues për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Kosova ka një avantazh shtesë, i cili tani është më i nevojshëm se kurrë: Një komunitet të fortë të TIK dhe të StartUp-eve! Kosova si një “Start-Up Nation” ka shumë për të ofruar: zgjidhje, produkte e shërbime inovative, duke përfshirë këtu dhe printim 3D. Digjitalizimi është e ardhmja dhe të gjithë po e ndjekin atë: ndërmarrjet dhe korporatat, por edhe institucionet publike – Kosova është në hap me këto zhvillime dhe ofron shumë mundësi për shërbime nearshoring dhe outsourcing për klientë të huaj. Për të tërhequr investimet e huaja, Kosova ka krijuar një kornizë ligjore që u garanton investitorëve të huaj të drejtën e përfshirjes dhe trajtimit kombëtar në pothuajse çdo sektor të ekonomisë, duke siguruar stimuj tërheqës për kompanitë e huaja në vend. Kosova ka një pozitë të shkëlqyeshme gjeostrategjike, një ekonomi me kosto konkurruese dhe norma të ulëta tatimore, një fuqi punëtore të re me aftësi të reja të cilat janë vazhdimisht në rritje - dhe një angazhim për integrimin global të tregtisë! Kosova siguron qasje pa taksa në tregun e BE-së, rajonin e CEFTAs dhe tregun turk, siç parashikohet nga marrëveshjet tregtare në të cilat merr pjesë. Ne kemi hartuar këtë udhëzues për t'ju ndihmuar të mësoni më shumë se pse duhet të zgjidhni të investoni në Kosovë. Udhëzuesi përfshin mjedisin ligjor dhe rregullator me të cilin do të përballen investitorët kur investojnë në Kosovë. Sigurisht, çdo vendim për investime është i ndryshëm dhe ligjet dhe rregulloret e zbatueshme kombëtare vazhdimisht evoluojnë me qëllim të përmirësimit të mjedisit të përgjithshëm të të bërit biznes, në përputhje me legjislacionin e BE-së. Ky udhëzues ka për qëllim të sigurojë një përmbledhje gjithëpërfshirëse të çështjeve dhe nuk është domosdoshmërisht një opinion ligjor, i zbatueshëm për të gjitha investimet. Kosova ka krijuar një kornizë institucionale që do të udhëzojë investitorët në çdo fazë të procesit të tyre të investimeve duke lehtësuar qasjen në të gjitha informacionet e kërkuara dhe duke ndihmuar në kapërcimin e çdo barriere administrative që mund të haset.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher