Çështja që ngritët këtu është se a ka dhe çfarë demokracie ka përbrenda vet partive, në mënyrë që ato të jenë vërtetë përfaqësuese dhe legjitime. Kritikat ndaj partive politike rëndom janë të përgjithësuara, mjaft të shpeshta e ashpra dhe jo rrallë herë të mbuluara me paragjykime të ndryshme. Mirëpo, hallka fillestare dhe tejet e rëndësishme në shqyrtimin e çështjes, si zgjedhjet brenda partiake ose përzgjedhja e kandidatëve garues, janë anashkaluar tërësisht.