KOSOVA: Mes mosnjohjes universale dhe ‘çnjohjeve’ - Zyra në Kosovë
Asset Publisher
Publikime
KOSOVA: Mes mosnjohjes universale dhe ‘çnjohjeve’
Me anë të këtij punimi, synohet që në radhë të parë të ofrohet një kornizë teorike lidhur me konceptet e njohjes dhe çnjohjeve. Më tutje, punimi trajton
sfidat me të cilat është ballafaquar Kosova në raport me konsolidimin e shtetësisë, si pasojë e mungesës së njohjes universale. Tutje, punimi ofron një
perspektivë të zhvillimeve dhe evoluimit të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që nga fillimi i procesit teknik e deri tek përpjekjet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, si dhe ndërlidhjen e procesit të dialogut me njohjen ndërkombëtare, përkatësisht mosnjohjen, të Kosovës. Punimi gjithashtu adreson ndikimin që kanë pasur çnjohjet e proklamuara nga ana e Serbisë në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.