Pas arritjes së marrëveshjes historike Kosovë-Serbi për normalizimin e marëdhënieve e cila është shtrirë në shumë fusha, sfida të mëdha kanë mbetur. Integriteti territorial i vendit, problemi me veriun e Kosovës si dhe perspektiva Europiane për Kosovën mbesin ende pyetje pa përgjegje. Në lidhje me këtë, studiuesi i shkencave politike dhe drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave( KIPRED) Ilir Deda ka përgaditur një analizë të shkurtër politike për rezultatet e dialogut dhe sfidat që e presin Kosovën nga ky dialog.