Asset Publisher

Publikime

VETËQEVERISJA LOKALE

Shqyrtime teorike dhe krahasimore

“Vetëqeverisja Lokale: Shqyrtime teorike dhe krahasimore” paraqet një studim në lidhje me parimet kushtetuese dhe ligjore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Për më tepër, ofron një përmbledhje të gjerë në lidhje me parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe zbatimin e saj në sistemet kushtetuese kombëtare.

Asset Publisher

Ky libër ka të bëjë me vetëqeverisjen lokale. Është një përmbledhje e kontributeve teorike mbi vetëqeverisjen lokale me vështrim të veçantë në kontekstin juridik, krahasimor dhe jurisprudencial. Analiza juridike, për qëllime të këtij studimi, është e pakapërcyeshme pasi vetëqeverisja lokale në rradhë të parë është objekt rregullimi kushtetues dhe ligjor respektivisht. Garancitë kushtetuese mbi autonominë lokale janë evidente në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe më tej. Edhe Republika e Kosovës nuk përbën përjashtim në këtë aspekt. Korniza nacionale kushtetuese për autonomi lokale reflekton rëndësinë që i është kushtuar optimizimit të qeverisjes në nivel lokal dhe regjional (aty ku kjo është e zbatueshme) si dhe respektimin e parimit të subsidiaritetit në demokracitë e reja. Me një fjalë, vetëqeverisja lokale përbën njërin ndër dimensionet më të rëndësishme për funksionimin e vet demokracisë dhe për realizimin e të drejtave politike, ekonomike dhe kulturore, të qytetarëve dhe komuniteteve, në nivel lokal. Andaj ky libër, përmes shtjellimit teorik të nocioneve dhe parimeve të vetëqeverisjes lokale, si dhe të modeleve të autonomisë lokale, synon ti ofroj lexuesit njohuri themelore në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe të nxis mendimin kritik mbi problemet dhe sfidat me të cilat konfrontohen demokracitë lokale në funksionimin e tyre.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher