Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik
Gëzimi i barabartë i të drejtave në Kosovë midis burrave dhe grave vazhdon të mbetet një sfidë. Edhe pse kuadri ligjor është mjaft i avancuar në promovimin e të drejtave të grave në pronë, shpërndarja e pabarabartë gjinore e burimeve ekonomike dhe financiare, i pozicionon gratë në disavantazh krahasuar me burrat në aftësinë e tyre për të marrë pjesë, për të kontribuar dhe për të përfituar nga proceset e zhvillimit të mëtutjeshëm.