Asset Publisher

Publikime

Organizimin dhe Përgjegjësitë e Zyrave Komunale për Integrim Evropian

Raport i Politikave mbi Zbatimin e Rregullores Nr. 08/2011

Ky raport politik shqyrton rolin e komunave në procesin e integrimit në BE, në veçanti shkallën në të cilën zbatohet Rregullorja nr.08/2011 mbi Organizimin dhe Përgjegjësitë e Zyrave Komunale për Integrim Evropian në të gjitha komunat e Kosovës. Raporti është përgatitur nga Dr. Albana Rexha dhe është publikuar në bashkëpunim me Democracy Plus.

Asset Publisher

Zyrat Komunale për Integrim Evropian mbeten strukturat e vetme vertikale për avancimin e agjendës së BE-së në nivelin lokal. Roli i tyre përshkruhet në Rregulloren Nr. 08/2011 për Organizimin dhe Përgjegjësitë e Zyrave Komunale për Integrim Evropian, zbatimi i plotë i të cilës është thelbësor për sigurimin e një roli të suksesshëm komunal në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Qëllimi i këtij raporti politik është që ta shqyrtojë rolin e komunave në procesin e integrimit në BE, në veçanti shkallën në të cilën zbatohet Rregullorja nr.08/2011 mbi Organizimin dhe Përgjegjësitë e Zyrave Komunale për Integrim Evropian në të gjitha komunat e Kosovës dhe të avokojë për zbatimin e saj të suksesshëm, duke i fuqizuar kështu këto zyra.

Ky raport i politikave ka përdorë një qasje cilësore për ta vlerësuar zbatimin e Rregullores nr. 08/2011 pasi shumica e funksioneve, detyrave dhe përgjegjësive të vlerësuara janë të natyrës koordinuese, mbështetëse e ndihmëse. Për vlerësimin e këtyre roleve, ka nevojë që të mblidhen të dhëna të dorës së parë, duke përfshirë perceptimet nga aktorët kryesorë të përfshirë. Kështu, për këto qëllime, ky raport i politikave ka përdorë metodën e triangulimit të të dhënave duke përfshirë a) marrjen e të dhënave nga webfaqet e 38 komunave, b) kryerjen e intervistave me aktorët kryesorë përfshirë MAPL-në dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës, c) realizimin e një fokus grupi me punonjësit civilë të integrimit evropian nga shtatë komunat më të mëdha të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj), dhe d) zhvillimin e një anketimi në internet me të gjithë nëpunësit civilë të integrimit evropian nga 38 komunat.

Analiza demonstron se Rregullorja nr. 08/2011 ka zbatim të kufizuar në të gjitha komunat e Kosovës. Një numër sfidash e problemesh të identifikuara përfshijnë: dy komuna nuk kanë Zyrë për Integrim Evropian, shumica e nëpunësve civilë komunalë të integrimit evropian nuk janë këshilluar kurrë për caktimin e prioriteteve lokale të politikave publike, më se gjysma e tyre rrallë ose kurrë nuk këshillohen për hartimin e buxhetit komunal ose nuk ftohen në grupe punuese për të hartuar rregulloret ose strategjitë komunale, gjysma nuk janë trajnuar kurrë se si të aplikojnë për fonde të BE-së dhe më se gjysma nuk kanë aplikuar kurrë për asnjë lloj fondi të BE-së, rreth 70% e nëpunësve civilë ftohen rrallë ose nuk ftohen kurrë në mbledhjen e këshillit të drejtorëve të udhëhequr nga Kryetari i Komunës.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher