Asset Publisher

Publikime

Politikëbërja dhe Vendimarrja në Partitë Politike të Kosovës: Gratë, Rinia dhe Komunitetet Etnike

Punim Hulumtues, Kosove

Ky punim analizon vendim-marrjen dhe politikë-bërjen e partive politike për çështjet e grave, rinisë dhe të komuniteteve etnike, që kanë grupe parlamentare në Kuvendin e Kosovës, domethënë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Levizjen VETËVENDOSJE!, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismën për Kosovën (NISMA). Rregullimi i këtyre çështjeve nga Lista Serbe, që po ashtu ka grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës, nuk është trajtuar në këtë punim, meqë ky grupim politik nuk e ka statusin e partisë politike, por të iniciativës qytetare.

Asset Publisher

Të dhënat për këtë hulumtim janë marrë nga statutet dhe programet partiake, nga programet zgjedhore, si dhe nga intervistat me anëtarë të kryesive të këtyre partive politike.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë që fuqizimi i grave dhe rinisë në vendim-marjen e partive politike të Kosovës varet nga vullneti i kryetarëve të partive, që e kanë të drejtën statutore për të propozuar përbërjen e plotë apo të pjesëshme të kryesive të partive të tyre. Në kryesitë e partive politike rinia është e përfaqësuar simbolikisht, ndërkaq përfaqësimi i grave ndryshon nga 11% (NISMA) deri në 21% (LDK).

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher