Temat mbi religjionin janë joshëse për tu raportuar nga mediet, janë tema që nuk varen vetëm nga temat aktuale apo koha e raportimit, prandaj kurdo që raportohen gjejnë hapësirë në medie. Në Kosovë mediet dhe funksionet e tyre janë pak të studiuara dhe veçanërisht raportet në mes medieve dhe religjionit.
Mediet duhet të kenë guximin e trajtimit edhe të temave që janë të ndjeshme apo tema të konsideruara tabu për shoqëritë. Guximi i tyre është tregues i pavarësisë dhe demokracisë së medieve. Por, rëndësia e rolit informues që kanë mediet varet nga raportimi i saktë, korrekt dhe i paanshëm. Në lidhje me këtë, Fondacioni Konrad Adenauer prezanton policy briefin që trajton temën e marrëdhënieve mes religjionit dhe mediave në Kosovë. Analiza është shkruar nga Jeta Abazi-Gashi, gazetare dhe asistente në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës.