Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

“Të bërit fushatë duke promovuar prograrim politik të partisë”

Një seminar i organizuar nga Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) dhe Eduardo Frei Foundation (EFF) më 21 dhe 22 shtator 2024

Asset Publisher

Të shtunën, më 21 janar 2024, Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS) dhe Fondacioni Eduardo Frei (EFF) organizuan një trajnim në Prishtinë për Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Gjatë aktivitetit, secilit forum iu prezantuan programe të ndara, të cilat u zhvilluan paralelisht.

Seminari i Forumit të Gruas filloi me fjalët hyrëse dhe një përmbledhje të strukturës së seminarit, të cilat u prezantuan nga Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku. Pas fjalimit hyrës, seminari u hap zyrtarisht nga Daniëlle Koster, një trajnere nga Fondacioni Eduardo Frei (EFF), e cila kishte udhëtuar nga Holanda posaçërisht për këtë aktivitet. Ajo mbajti një ligjëratë mbi temën e arsimit dhe e përmbylli me një punëtori, duke u mundësuar pjesëmarrësve që të aplikojnë njohuritë teorike të paraqitura dhe të marrin komente të menjëhershme. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e zhvillimit të pikëpamjeve politike për arsimin bazuar në vlerat personale. Pas drekës, Arjen Siegmann, një trajner nga EFF, i cili po ashtu kishte ardhur nga Holanda për të mbajtur seminarin, foli për ekonominë dhe mënyrën se si mund të shtyhen përpara reformat ekonomike duke u bazuar në bindjet politike personale.

Në të njëjtën kohë, Forumi i Rinisë së LDK-së e filloi ditën  me fjalët hyrëse dhe një prezantim nga Granit Tërnava, Menaxher Programi në KAS, dhe Paris Guri, Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së. Më pas, Arjen Siegmann mbajti një ligjëratë dhe udhëhoqi një punëtori mbi ekonominë, me fokus në temat që janë veçanërisht të rëndësishme për të rinjtë e Kosovës.

Pas drekës, Daniëlle Koster mbajti një ligjëratë mbi arsimin, ku shpjegoi se si anëtarët e Forumit të Rinisë mund të formësojnë pikëpamjet e tyre politike për arsimin duke u bazuar në programin e partisë.

Rreth orës 17:00, të dy forumet u bashkuan për një sesion plenar për të diskutuar temat e ditës.

Të dielën, më 22 shtator, filloi dita e dytë dhe e fundit e seminarit. Ashtu si ditën e parë, Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë së LDK-së morën pjesë në ligjërata dhe aktivitete të ndara.

Forumi i Gruas e hapi ditën me fjalët e Premtina Rakovicës, Menaxhere Programi në KAS. Më pas, Fitim Mulolli, një këshilltar dhe ekspert për komunikimin publik, mbajti një ligjëratë mbi temën e komunikimit. Gjatë këtij sesioni, ai ofroi udhëzime dhe këshilla se si të përcaktohen pozicionet dhe të klasifikohen audiencat e ndryshme, si dhe çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh strategjik në komunikim. Gjithashtu, Mulolli e përgatiti Forumin e Gruas për debatet e ardhshme politike me një punëtori për të folurit në publik.

Forumi i Rinisë së LDK-së filloi ditën e tij të dielën me një ligjëratë dhe punëtori të udhëhequr nga Valon Canhasi, ekspert për marketingun digjital dhe strategjitë e mediave sociale, si dhe themelues i shkolla.Ai. Në përputhje me ekspertizën e tij, ligjërata e tij kishte në fokus rolin e Inteligjencës Artificiale në fushatat politike dhe si IA mund të përdoret në mënyrë efektive. Ai gjithashtu ndau njohuri se si të rinjtë mund ta përdorin Inteligjencën Artificiale për të forcuar angazhimin e tyre politik.

Në përfundim, seminari i organizuar nga Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) dhe Eduardo Frei Foundation (EFF) më 21 dhe 22 shtator 2024, ofroi njohuri dhe trajnime të vlefshme për Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë të LDK-së. Përmes një sërë ligjëratash dhe punëtorish, pjesëmarrësit fituan njohuri mbi tema kyçe si arsimi, reformat ekonomike, strategjitë e komunikimit dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale në fushatat politike.

 

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher