Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

T’i japim Evropës një shtëpi

Një seminar dhe lojë simuluese interaktive ku pjesëmarrësit mësuan rreth kompleksitetit të Bashkimit Evropian në një mënyrë argëtuese dhe emocionuese.

Asset Publisher

Zyra e Fondacionit Konrad Adenauer në Prishtinë në bashkëpunim me Institutin për Edukim Ndërkombëtar CIVIC organizuan seminarin dhe lojën simuluese “T’i japim Evropës një shtëpi”.

Seminari u zhvillua nga data 05 deri më 07 nëntor 2021, si një ngjarje online në Zoom dhe mblodhi së bashku bursistët e KAS, studentë dhe studiues të rinj nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe trajnerë nga Gjermania.

Përmes lojës me role dhe ligjeratave pjesëmarrësit mësuan për Bashkimin Evropian, institucionet e tij dhe mënyrën se si ato punojnë, por ata gjithashtu patën mundësinë të zbulojnë dhe të ndajnë se çfarë do të thotë Evropa për ta personalisht. Nën drejtimin metodologjik nga trajnerët Holger ARNDT, Franziska MININI dhe Michael GUNGOWSKI të Institutit CIVIC, pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë në mënyrë interaktive idetë dhe pritshmëritë e tyre për Evropën dhe të simulojnë procese të caktuara në një mënyrë argëtuese dhe emocionuese.

Këtë herë simulimi u fokusua veçanërisht në komponentët kulturorë të politikave të BE-së, duke festuar kulturën evropiane në të përbashkëtat dhe diversitetin e saj.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher