Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

Aktivitetet jashtë-kurrikulare si mundësi për ndërveprim etnik

Nga Salloni i së martes "Aktivitetet jashtë-kurrikulare si mundësi për ndërveprim etnik" i datës 27.04.2021, shkruar nga Lirije Palushi

Pyetja se pse ka nevojë për aktivitete jashtë-kurrikulare për ndërveprim etnik, mund të duket retorike në shikim të parë, mirëpo kjo temë është e domosdoshme për eliminin e barrierave mes komuniteteve entike në Kosovë, krijimin e kushteve më të favorshme për bashkëpunim ndëretnik dhe krijimit të kushteve për një shoqëri më të qëndrueshme dhe stabile në të ardhmen. Mbi 13 vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, një nga sfidat kryesore për integrimin dhe bashkë-jetesën së komuniteteve etnike në Kosovë mbetet mungesa e ndër-veprimit, me theks të veçantë, ndërveprimi mes komunitetit shqiptar dhe serb. Ndonëse në shumë komuna, komunitetet janë gjeografikisht afër njëri tjetrit, mundësitë për ndër-veprim mbeten të limituara.

Asset Publisher

Pyetja se pse ka nevojë për aktivitete jashtë-kurrikulare për ndërveprim etnik, mund të duket retorike në shikim të parë, mirëpo kjo temë është e domosdoshme për eliminin e barrierave mes komuniteteve entike në Kosovë, krijimin e kushteve më të favorshme për bashkëpunim ndëretnik dhe krijimit të kushteve për një shoqëri më të qëndrueshme dhe stabile në të ardhmen. Mbi 13 vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, një nga sfidat kryesore për integrimin dhe bashkë-jetesën së komuniteteve etnike në Kosovë mbetet mungesa e ndër-veprimit, me theks të veçantë, ndërveprimi mes komunitetit shqiptar dhe serb. Ndonëse në shumë komuna, komunitetet janë gjeografikisht afër njëri tjetrit, mundësitë për ndër-veprim mbeten të limituara.

Përveç narrativës historike dhe diskursit politik me të cilat përballemi vazhdimisht, një nga shkaktarët kryesorë që parandalon ndërveprimin mes dy komuniteteve etnike është ekzistimi i dy sistemeve paralele të edukimit në Kosovë. Për të qenë më specifik, përderisa të rinjtë e komunitetit shqiptar vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në bazë të kurrikulës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, të rinjtë e komunitetit serb vijojnë mësimin në gjuhë serbe në bazë të kurrikulës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës të Serbisë.

Duke pas parasysh që sistemet e edukimit në përgjithësi mirëpo librat shkollorë në veçanti promovojnë narrative të njëanshme dhe përjashtuese, nuk është vështirë e kuptueshme që anti-vlerat gjejnë një hapësirë të promovimit tek gjeneratat e reja, të cilat ndonëse nuk kanë kujtime reale të luftës në Kosovë, mund të formësohen nga këto narrativa dhe rrezikojnë t’i bartin ato paragjykime në vete duke e përforcuar më tutje mosbesimin dhe urrejtjen me njëri-tjetrin. I gjithë ky rreth vicioz mbështetet tutje nga mediat të cilat shpesh herë promovojnë gjuhë diskriminuese.

Për shkak të kompleksitetit politik në Kosovë dhe Serbi, një ndryshim rrënjësor drejt një arsimi gjithpërfshirës duket më shumë si “wishful thinking” sesa një realitet në një të ardhme të afërt. Sidoqoftë, këtë hapësirë me të gjitha sfidat përcjellëse tash e 20 vite po e mbulojnë organizatat e shoqërisë civile me bazë në komunitet. Këto organizata, sipas panelistëve në sallon, vendosin individin në qendër me qëllim që të identifikojnë të rinj dhe të reja që mund të shërbejnë si kampion të vlerave të cilat i promovojnë ata ose ato.

Edukimi joformal apo aktivitetet jashtë-kurrikulare të cilat megjithatë kanë një objektiv të qartë dhe aktivitete përcjellëse, e kanë përparësinë e fleksibilitetit në krahasim më edukimin formal për të cilin duhet kohë e gjatë dhe mbi të gjitha vullnet politik për t’u transformuar. Ndonëse, roli i edukimit formal është i pakrahasueshëm, hulumtime të ndryshme në terren¹ dhe në vende pas konfliktit tregojnë që edukimi joformal mund të ketë ndikim pozitiv në ofrimin e një platforme të hapur për debat dhe përfshirje sociale si dhe të ndërtojë besim midis komuniteteve. Megjithatë, një problem i ngritur nga panelistët e dy komuniteteve në rastin e Kosovës dhe Serbisë, mbesin çështjet ma#_ftn1dhore politike, incidentet dhe diskursi nacionalist i elitave politike, të cilat përveç që nxisin tension, shpesh dëmtojnë progresin relativ të shoqërisë civile.

Një faktor tjetër i rëndësishëm që kontribuon në gjendjen e tanishme është barriera gjuhësore midis dy komuniteteve. Të rinjtë pothuajse në të gjitha rastet nuk e flasin gjuhën e njëri tjetrit dhe në vend të kësaj komunikojnë në gjuhën angleze. Sidoqoftë, jo të gjithë e flasin gjuhën angleze dhe kjo e bën më të vështirë komunikimin ndër etnik. Pra në rastet kur të rinjtë dëshirojnë të marrin pjesë në aktivitete jashtë-kurrikulare, organizatorët duhet të kenë parasysh edhe koston e përkthimit dhe faktin që informacionet humbin gjatë interpretimit.

Në lidhje me këtë sfidë, kontributi i shoqërisë civile është i pakontestueshëm. Me iniciativë të tyre janë implementuar platforma të ndryshme të cilat iu mundësojnë të rinjve të komuniteteve etnike të mësojnë apo komunikojnë në gjuhën e njëri tjetrit. Në fakt, përfaqësuesit e shoqërisë civile nga dy komunitetet theksojnë se progresi i arritur deri më tani në këtë drejtim do të ishte i paparamendueshëm pa rolin e shoqërisë civile. Sigurisht që kjo vjensi rezultat i të mësuarit dhe ende ka shumë punë për të bërë.

Një rekomandim interesant rrjedh nga argumenti që shpesh organizatat e shoqërisë civile merren me tema politike për të cilat ka ngurrim për pjesëmarrje nga të rinjtë për shkak të përdorimit të gjuhës formale nga OJQ-të. Në vend të kesaj u propozua që puna e OJQ-ve të mos kufizohet vetëm në trajnime, seminare apo konferenca tradicionale, por bashkëpunimi të intensifikohet me vizita studimore, shfaqje, ekspozita të përbashkëta, formimin e klubeve të ndryshme etj.

Si sfidë kryesore për të ardhmen u theksua edhe mungesa e përpjekjeve dhe punës sistematike të institucioneve publike. Nga panelistët u potencua poashtu se shoqëria civile duhet të bëjë presion tek qeveritë e dy vendeve për më shumë transparencë dhe llogaridhënie gjatë procesit të dialogut, pasi kjo i prek direkt qytetarët e dyja komuniteteve, dhe jo vetëm.

Ndonëse është mjaft e vështirë për të kuantifikuar progresin e shoqërisë civile përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare, puna e tyre mbetet mundësia më e mirë dhe më reale tash për tash për të kaluar politikat e mëdha, përtej lajmeve ditore dhe tensionit politik dhe etnik të cilin e jetojmë çdo ditë. Pa dyshim që puna e shoqërise civile ështe shumë hapa para organeve shtetërore. Megjithatë, ndryshimet rrënjësore drejt përafrimit të sinqertë midis komuniteteve nuk mund të paramendohen pa vullnet politik dhe angazhim serioz nga institutionet shtetërore, të cilat mbajnë përgjegjësinë kryesore.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher