Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Rivalitetet gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor: Adresimi i ndikimit rus dhe kinez

Kosovo Peace and Democracy Summit

Nji diskutim paneli, i cili u bashkëorganizua nga Konrad- Adenauer- Stiftung, Kosovo Centre for Security Studies, New Social Initiative dhe s'bunker me 25 shtator 2024, në kuadër të Kosovo Peace and Democracy Summit.

Asset Publisher

Gjatë diskutimit u fol per peisazhin gjeopolitik të Ballkanit Perëndimor, me fokus te ndikimi në rritje i Rusisë dhe Kinës ne rajon. Daniel Braun, Shefi i Zyrës të KAS-it në Maqedoni të Veriut dhe Kosovë, e hapi diskutimin që u moderua nga Dr. Adelina Hasani, e cila ështe Hulumtuese në Qendrën e Kosovës për Studime te Sigurisë (KCSS).

Gjatë ketij paneli, Presidentja e ESTIMA-s, Dr. Ana Krstinovska, ka dhënë mendime rreth ambicieve globale te Kinës, edhe ka theksuar fokusin e vendit për të siguruar dhe avancuar interesat e veta ekonomike. Krstinovska ka thënë se Kina i ka shfrytëzuar partneritetet e veta ekonomike për të krijur varshmëri edhe për t’u vendosur si një alternativë e besushme ndaj shteteve të Ballkanit, shpeshherë ka përdorur strategji hibride për të zgjeruar ndikimin e saj.

Drejtori i Programit të Fondacionit BFPE, Stefan Vladisavlej, foli për ndikimin ekonomik në rritje të Kinës në Serbi. Sipas tij, deri ne vitin 2022, investimet kineze në Serbi kanë qenë te barabarta me ato te BE27, dhe deri në mes te vitit 2023, borxhi i Serbisë ndaj Kinës ka arritë 2.7 miliardë Euro.

Sa i përket ndikimit te Rusisë ne Ballkan, Drejtoresha Ekzekutive ne Qendrën për Studime të Sigurisë, Viktoriia Voronina, u fokusua në interesin strategjik të Rusisë ne rajon. Ajo tha se Moska po krijon paqëndrueshmëri përmes organizatave kulturore me qëllim që të fsheh përpjekjet për dezinformim. Jeta Loshaj, eksperte për çështje të sigurisë, gjatë diskutimit tha se ka mendime te ndryshme për ndikimin e Rusisë ne rajon. Disa e konsiderojnë ndikimin e Rusisës shumë të rëndësishëm, dhe tjerët mendojnë që është nënvlerësuar. Megjithatë, sipas saj, të dy perspektivat reflektojnë kompleksitetin e lidhjes së Rusisë me Ballkanin Perëndimor.

 

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher