Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

"Ne dimë më shumë për Evropën - Evropa di më shumë për ne"

Një seminar me bursistët e KAS në Kosovë që trajton çështje që lidhen me rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian

Asset Publisher

Më 9 - 11 korrik 2021 Fondacioni Konrad Adenauer në Kosovë organizoi seminarin “Ne dimë më shumë për Evropën - Evropa di më shumë për ne” në Prevallë, Kosovë, me bursistët actual të KAS. Programi filloi me një fjalë përshëndetëse nga drejtori i KAS-it në Kosovë z. Daniel BRAUN, i cili përveç prezantimit të punës dhe angazhimit të KAS-it në Kosovë, preku gjithashtu rëndësinë e temave që do të diskutoheshin gjatë gjithë seminarit.

Znj. Jehona LUSHAKU, Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Shkencave Politike dhe KAS Alumni, dha një prezantim mbi procesin e Integrimit në BE, duke u përqëndruar veçanërisht në qëndrimin aktual të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për Integrim në BE.

Një temë tjetër që ishte shumë interesante për pjesëmarrësit ishte diskutimi mbi sfidat ekonomike të Kosovës drejt integrimit në BE, që u prezantua nga Znj. Nora HASANI, Drejtoreshë Menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Në mënyrë që pjesëmarrësit tanë të marrin perspektivën nga BE-ja mbi temat që po diskutoheshin, ne organizuam një takim virtual në Zoom me Nënkryetarin e Parlamentit Evropian z. Rainer WIELAND. Gjatë sesionit pjesëmarrësit patën rastin të paraqesin prezantime të shkurtra për çështje të tilla si: Bashkimi Evropian sot, marrëdhëniet BE-Kosovë, rëndësia e dialogut Kosovë-Serbi për procesin e integrimit në BE dhe të ardhmen e BE-së, ndërsa z. Wieland ndau mendimet e tij dhe iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve. Në frymën e emrit të ngjarjes "Ne dimë më shumë për Evropën - Evropa di më shumë për ne", bursistet e KAS-it nga Kosova dhe nënkryetari Wieland patën mundësinë të shkëmbejnë mendime dhe të mësojnë këndvështrimin e njëri-tjetrit.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher