Asset Publisher

E drejta kushtetuese dhe gjykueshmëria kushtetuese

Asset Publisher

E drejta kushtetuese

Krijimi i strukturave kushtetuese dhe demokratike në vendet në tranzicion të Evropës Juglindore përfshin krijimin e kushtetutave moderne të shtetit në të cilat janë ankoruar elementet kryesorë institucionalë dhe materialë të një shteti kushtetues demokratik. Vendet e Programit të Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore ndryshojnë në nivelin e tyre përkatës të zhvillimit: Bullgaria dhe Rumania miratuan kushtetuta të reja menjëherë pas rënies së regjimeve komuniste, të cilat ndikuan në ndryshimet në fushat e gjyqësorit në lidhje me pranimin në BE.

 

Në vendet e ish-Jugosllavisë, vetëm kohët e fundit ka pasur zhvillime të rëndësishme në fushën e së drejtës kushtetuese: Republika e Serbisë ka miratuar një kushtetutë të re. Zhvillime pozitive ka pasur gjithashtu edhe në Republikën e Malit të Zi: Parlamenti i Malit të Zi pranoi vetëm një vit më parë kushtetutën e parë të kontestuar gjatë që nga shpallja e pavarësisë së shtetit. Kushtetuta jo vetëm që rregullon çështjen e diskutueshme të pavarësisë së gjyqtarëve (veçanërisht në lidhje me emërimin e tyre). Por për herë të parë, - si në rastin e kushtetutës serbe – ajo parashikon edhe një ankesë individuale në gjykatën kushtetuese, e cila është thelbësore për forcimin e juridiksionit kushtetues.

 

Edhe në Bosnje-Hercegovinë (BiH) reforma kushtetuese vazhdon të jetë një temë aktuale. Atje nevojitet një reformë kushtetuese, sepse marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 krijoi institucionet, të cilat janë konstitutive për shtetin e së drejtës. Sidoqoftë, marrëveshja nuk ofron më kornizën kushtetuese dhe administrative që i duhet vendit për të bërë progresin e nevojshëm në kuadrin procesit të integrimit evropian. Objektivi kryesor i reformës kushtetuese ishte forcimi i të gjitha institucioneve shtetërore e shtetit, dhe bërja e tyre funksionale. Reforma kushtetuese gjithashtu u përpoq të garantonte me kushtetutë mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të gjithë shtetasve të BiH pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

 

JURIDIKSIONI KUSHTETUES

 

Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore synon të forcojë juridiksionin kushtetues në vendet e Programit të tij duke mbështetur punën e gjykatave kushtetuese.

Bazuar në bindjen se njohja e punës së gjykatave kushtetuese varet kryesisht nga cilësia dhe qëndrueshmëria e vendimeve të tyre gjyqësore, Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore do të vazhdojë të zbatojë projekte për përmirësimin e cilësisë dhe integritetin e juridiksionit kushtetues. Këtu bën pjesë kryesisht përkthimi i vendimeve thelbësore të Gjykatës Kushtetuese Federale në gjuhët zyrtare të vendeve të Evropës Juglindore. Përkthimet do të paraqiten dhe dorëzohen në bashkëpunim të ngushtë me gjykatat kushtetuese kombëtare. Kështu, janë realizuar përkthime të vendimeve më të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese Federale në gjuhën shqipe, boshnjake, bullgare, kroate, maqedonase, serbe dhe në gjuhën rumune, janë botuar dhe synohet të jenë të arritshme për përdoruesit e interesuar të ligjit, azhurnimet (duke marrë parasysh vendimet më të fundit) do të realizohen në distanca më të mëdha kohore.

Këto përkthime voluminoze mund të shkarkohen gjithashtu pa pagesë nga homepage e Fondacionit: https://www.kas.de/de/web/rlpsee/uebersetzung-von-entscheidungen-des-bundesverfassungsgerichts

Dhe në fund, Pogrami i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore bashkëpunon çdo vit me „AIRE Centre“ dhe „Civil Rights Defenders“ për organizimin e „Annual Regional Rule of Law Programme South East Europe“.

Përveç kësaj, Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore aktualisht mbështet botimin e ri të zgjeruar të komenteve mbi praktikën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës. Përveç këtyre masave, Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore po punon gjithashtu në shumë projekte të tjera për të përcjellë parimet e KAS-it në vendet e Evropës Juglindore dhe për të mbajtur vazhdimisht një bashkëpunim të ngushtë me gjykatat kombëtare.

Asset Publisher

Asset Publisher

Asset Publisher