Asset Publisher

Rishikimi juridik i të së kaluarës

Asset Publisher

Përballja me të shkuarën, apo përballja me të shkuarën komuniste/socialiste dhe kultura publike e kujtesës janë një fushë tradicionale e punës dhe një çështje thelbësore e Fondacionit Konrad-Adenauer, i cili angazhohet në të gjithë botën për mbështetjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore (RSP SOE) mbështet masa në fushën e „Përballjes me të shkuarën“ në tetë vendet e programit: Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Rumani dhe Serbi.

Në këtë rast kujtesa luan një rol qendror në suksesin e kulturës politike. Dhe kjo shpjegon gjithashtu, përse për Fondacionin Konrad-Adenauer, si një fondacion politik, përballja me të shkuarën paraqet një fushë tradicionale të punës: Demokracia bazohet dhe orientohet nga të qenit i hapur, te besimi, individualiteti dhe solidariteti, si virtyte demokratike të qytetarëve të saj. Sipas filozofit juridik dhe autorit gjerman Bernhard Schlink, një demokraci që pason një diktature, rrezikon besueshmërinë e saj dhe e humbet atë për viktimat e diktaturës, nëse nuk ndëshkon autorët dhe nëse s’i pengon ata ligjërisht të mbajnë pozicionet e tyre dhe të vazhdojnë karrierën e tyre.

Kjo vlen në të njëjtën mënyrë edhe për një demokraci që zëvendëson një regjim komunist / socialist. Qëllimi i sanksioneve ligjore dhe qëllimi i lustracionit është, në këtë mënyrë në veçanti, konfirmimi parandalues dhe përforcimi i virtyteve qytetare, dhe forcimi i demokracisë. Prandaj fokusi i punës sonë në këtë fushë qëndron në aspektet e përballjes politike dhe ligjore me të kaluarën, d.m.th. studimi i pyetjes se si e kaluara mund të rivlerësohet dhe përballohet përmes së drejtës dhe ligjit, si dhe brenda kufijve të vendosur nga shteti i së drejtës.

Asset Publisher

Asset Publisher

Asset Publisher