I. NE KRISTIAN DEMOKRATËT
1. Cilët jemi ne – koncepti ynë i njerëzimit dhe vlerat bazë të CDU-së
Partia Popullore e Qendrës
1. Unioni Gjerman Kristian Demokrat është parti politike e qendrës. Ajo lidhet me të
gjithë njerëzit e të gjithë llojeve të niveleve dhe grupeve në vendin tonë. Politikat tona
karakterizohen nga koncepti kristian i njerëzimit dhe përgjegjësitë ndaj Zotit.
2. Koncepti kristian i njerëzimit formon bazën tonë etike për politika të përgjegjshme.
Megjithatë, ne e njohim faktin se asnjë program politik nuk mund të rrjedhë nga ndonjë
besim kristian. CDU është e hapur për çdo person që njeh dinjitetin, lirinë dhe barazinë e
të gjithë njerëzve dhe pranon parimet drejtuese të sjelljes sonë politike të cilat lindin nga
vlerat e mësipërme. Sjellja jonë kolektive në CDU mbështetet tek ky themel.
3. CDU u themelua nga burra dhe gra që donin t’i jepnin formë të ardhmes së Gjermanisë
me një parti popullore të bazuar tek krishterimi pas rënies së Republikës së Vaimarit,
krimeve të kryera gjatë periudhës së Nacional Socializmit dhe sundimit komunist pas vitit
1945. Anëtarësia e saj përfshinte të krishterë, katolikë, protestantë, evangjelistë dhe burra
dhe gra që u përkisnin të gjitha feve dhe klasave shoqërore. CDU ka rrënjë konservatore,
liberale dhe social kristiane. Mbi bazën e idealeve të përbashkëta, anëtarët e CDU-së
kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në hartimin e Kushtetutës gjermane. Ajo
përcaktoi gjithashtu për shumë dekada vendimet politike thelbësore në pjesën e lirë të
Gjermanisë, për shembull në lidhje me ekonominë sociale të tregut, të gjitha ligjet
kryesore sociale, duke e bërë Gjermaninë aleate të komunitetit etik dhe të mbrojtjes së
Perëndimit dhe të ribashkimit të Gjermanisë dhe të Europës. CDU-së ju mohua e gjitha
kjo në zonën gjermane të pushtuar nga sovjetikët.
4. Parimet shpirtërore dhe politike të CDU-së janë të rrënjosura në etikën sociale të
kishave të krishtera, në traditat liberale të Iluminizmit, ruajtja e vlerave konservatore e
marrëdhënieve dhe njohja e faktit se shteti nuk duhet të konsiderohet si i gjithëfuqishëm.
Ato janë gjithashtu rezultat i rezistencës së krishterë dhe të motivuar nga ana patriotike
kundër nacional socializmit. Aspekte të tjera të identitetit të CDU-së janë revolucioni
paqësor i vitit 1989 i cili përmbysi diktaturën komuniste të RDGJ-së dhe ribashkimin e
atdheut tonë. Arritjet dhe përvojat e qytetarëve të shteteve të reja federale janë një
pasurim për komunitetin tonë dhe për CDU-në. Bashkimi Kristian Demokrat Gjerman
është partia që promovon bashkimin e Gjermanisë.
Botimi përmban 76 faqe.
Kopje të librit në gjuhën shqipe mund të tërhiqen nga të interesuarit duke kontaktuar me Znj. Loreta Shameti në adresën: Loreta.Shameti@kas.de
©2008, Fondacioni Konrad Adenauer
D-10907 Berlin.
Departamenti për Bashkëpunimin Ndërkombëtar
Personi i kontaktit:
Dr. Karsten Grabow, karsten.grabow@kas.de