Diskussion
Details
Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) së bashku me Fondacionin Friedrich Ebert (FES) kanë ndërmarrë një iniciativë për të testuar perceptimet e banorëve të dy qyteteve të mëdha në vend, përkatësisht Shkodër dhe Vlorë, mbi ecurinë e funksionimit të administratës së bashkive respektive gjatë muajve të parë të qeverisjes së tyre për këtë mandat.
Për të ndarë me anëtarët e Këshillit Bashkiak, të rinjtë, mediat dhe qytetarët e Shkodrës gjetjet që vijnë si rezultat i intervistave telefonike të kryera gjatë muajve të kaluar për rajonin e Shkodrës zhvillohet më 20 maj 2016, ora 10.00, në mjediset e sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër, aktiviteti me titull: “Përgjegjësitë bashkiake dhe pjesëmarrja qytetare – dëshira, qëllime dhe sfida”
Për këtë sondazh u hartua një pyetësor me 12 pyetje, i cili u administrua me telefonata fikse dhe celulare. Gjithsej u anketuan nga data 26 mars 2016 deri 5 prill 2016, 1400 banorë nga qyteti i Shkodrës.