Diskussion
Details
Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra për Studime Europiane organizojnë në kuadër të Platformës së dialogut të drejtuesve të ardhshëm një takim mes të rinjsh të përzgjedhur në qytetin e Elbasanit dhe z. Eljan Tanini e z. Arbër Çepani mbi rolin e shoqërisë civile dhe mirëqeverisjes. Ku qëndron shoqëria civile shqiptare aktualisht? A është ajo thjesht spektatore e vendimmarrjeve qeveritare, si ka reaguar/reagon ndaj padrejtësive të çdo fuqie qeverisëse të këtyre 25 vjetëve demokraci? E pavarur, e maturuar apo më shumë e orientuar nga kahet partiako-politike dhe e fragmentizuar në vetvete? Këto e të tjera çështje do të diskutohen me aktivistët e shoqërisë civile, Arbër Çepanin dhe Eljan Taninin.