Asset Publisher
Programi i bursave Sur-Place të Fondacionit Konrad Adenauer
Asset Publisher
Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) është një fondacion politik gjerman, që synon të promovojë demokracinë, shtetin e së drejtës, dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën, si dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar. Themeluar në frymën e vlerave kristian-demokrate dhe trashëgimisë politike të kancelarit gjerman Konrad Adenauer, fondacioni mbështet zhvillimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë sociale të tregut.
Për këtë qëllim, zyra e KAS për Shqipërinë nëpërmjet një programi specifik bursash, ofron mbështetje për studentë të talentuar, të cilët me përfundimin e studimeve të nivelit Bachelor dëshirojnë të përfitojnë gradën shkencore Master.
Synimi i programit të bursave
Synimi i programit tonë të bursave është identifikimi i personave të talentuar dhe mbështetja e tyre përgjatë rrugëtimit të tyre akademik, për të marrë përsipër përgjegjësi në fushat e politikës, të shkencës, medias, kulturës e biznesit, si dhe në shoqërinë civile.
Kriteret për bursë
Për të përfituar një bursë nga programet tona, aplikanti duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:
- Të ketë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor me notë mesatare mbi 8.5;
- Të regjistrohet për ndjekjen e studimeve Master pranë një universiteti publik në Republikën e Shqipërisë;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze ose gjermane;
- Të jetë aktiv në angazhime sociale/politike dhe të tregoj interes për jetën politike në vend;
- Të dëshmojë të ardhura mujore modeste;
- Të jetë i motivuar për të ndikuar pozitivisht në të ardhmen politike të vendit dhe zhvillimin e politikave shtetërore, duke u identifikuar me vlerat e solidaritetit social.
Procesi i aplikimit
- Për të aplikuar për bursë duhet të dorëzoni këto dokumenta:
- Curriculum Vitae - CV (në shqip dhe anglisht)
- Dy letra rekomandimi (në shqip), ku të paktën njëra duhet të jetë e firmosur nga një profesor i universitetit ku aplikanti ka përfunduar studimet Bachelor
- Një letër motivimi (në shqip dhe anglisht)
- Një kopje e noterizuar e listës së notave të studimeve Bachelor (në shqip)
- Një fotografi
- Formularin e aplikimit - Formulari i aplikimit mund të shkarkohet online këtu
- Aplikimi duhet dorëzuar fizikisht pranë zyrave tona ose me anë të postës!
Adresa: Fondacioni Konrad Adenauer, Zheni Korçari, Blv. "Dëshmorët e Kombit" Kulla Binjake Nr. 1, Kati 11, Tiranë
- Aplikimet janë të hapura deri më datë 23 nëntor 2023.
- Aplikantët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë në zyrat e Fondacionit Konrad Adenauer.
Për informacione të mëtejshme, lutemi të kontaktoni znj. Zheni Korçari me anë të emailit në Zheni.Korcari@kas.de ose në Tel. +355 4 22 66 525.
Ju urojmë suksese!