Në vijim të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (“vetting- ut”) është konstatuar se megjithëse gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra për deklarime të pamjaftueshme apo të parregullta pasurore, vetëm disa prej tyre janë referuar për hetime të mëtejshme penale në organin e akuzës. Ekziston ende një paqartësi ligjore dhe institucionale në praktikat e hasura gjatë procedurave të “vetting-ut”, lidhur me unifikimin e trajtimit të çështjeve që përmbajnë elemente të figurave penale për deklarimet e parregullta të pasurisë.
Kjo analizë ka për qëllim të marrë në shqyrtim dhe të evidentojë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, veçanërisht për shkarkimin nga detyra të subjekteve të rivlerësimit për çështje pasurore. Këto vendime kanë synimin të analizohen për ecurinë e ndjekjes së tyre të mëtejshme proceduriale në zbatim të legjislacionit penal, duke nxjerrë në pah problematikat e ndeshura në këtë kuadër.
Qëllim tjetër është të analizohen dhe të nxirren përfundime mbi mosveprimet institucionale për të referuar për ndjekje penale të gjitha praktikat që kanë patur ngjashmëri në elementet e penalizimit pasuror për subjektet e rivlerësimit kalimtar.
Nëpërmjet kësaj analize, përfundimeve, gjetjeve dhe rekomandimeve të saj, synohet që të përftohet një evidentim i problematikave dhe një nxitje për të përmirësuar veprimtarinë dhe bashkëpunimin e organeve të rivlerësimit me strukturat e posaçme hetimore dhe gjyqësore. Dokumenti ka gjithashtu për qellim të identifikojë edhe boshllëqe të karakterit ligjor, të cilat kanë ndikuar në apatinë institucionale për të denoncuar, hetuar dhe dënuar subjektet e shkarkuara që kanë konsumuar vepra penale në lëmin e deklarimit pasuror.
À propos de cette série
Cette série informe de manière concentrée sur les positions importantes de la Fondation Konrad-Adenauer sur les questions d'actualité. Les différents numéros présentent les principales conclusions et recommandations, offrent de brèves analyses, expliquent les projets futurs de la Fondation et désignent les personnes de contact du KAS.