Distribuitor de active

Analize si argumente

Vlerësimi i vendimeve të institucioneve të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët

Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e vetme e Qendrës A.L.T.R.I dhe jo domosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Fondacionit Konrad Adenauer

Distribuitor de active

distribuie

Në vijim të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (“vetting- ut”) është konstatuar se megjithëse gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra për deklarime të pamjaftueshme apo të parregullta pasurore, vetëm disa prej tyre janë referuar për hetime të mëtejshme penale në organin e akuzës. Ekziston ende një paqartësi ligjore dhe institucionale në praktikat e hasura gjatë procedurave të “vetting-ut”, lidhur me unifikimin e trajtimit të çështjeve që përmbajnë elemente të figurave penale për deklarimet e parregullta të pasurisë.

Kjo analizë ka për qëllim të marrë në shqyrtim dhe të evidentojë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, veçanërisht për shkarkimin nga detyra të subjekteve të rivlerësimit për çështje pasurore. Këto vendime kanë synimin të analizohen për ecurinë e ndjekjes së tyre të mëtejshme proceduriale në zbatim të legjislacionit penal, duke nxjerrë në pah problematikat e ndeshura në këtë kuadër.

Qëllim tjetër është të analizohen dhe të nxirren përfundime mbi mosveprimet institucionale për të referuar për ndjekje penale të gjitha praktikat që kanë patur ngjashmëri në elementet e penalizimit pasuror për subjektet e rivlerësimit kalimtar.

Nëpërmjet kësaj analize, përfundimeve, gjetjeve dhe rekomandimeve të saj, synohet që të përftohet një evidentim i problematikave dhe një nxitje për të përmirësuar veprimtarinë dhe bashkëpunimin e organeve të rivlerësimit me strukturat e posaçme hetimore dhe gjyqësore. Dokumenti ka gjithashtu  për  qellim të identifikojë edhe boshllëqe  të  karakterit  ligjor,  të  cilat  kanë  ndikuar  në apatinë institucionale për të denoncuar, hetuar dhe dënuar subjektet e shkarkuara që kanë konsumuar vepra penale në lëmin e deklarimit pasuror.

Distribuitor de active

persoane de contact

Zheni Korçari

Zheni Korcari

Programmkoordinatorin

Zheni.Korcari@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Distribuitor de active

despre această serie

&nbsp

Dr. Kristin Wesemann

Dr

Leiterin Strategie und Planung

kristin.wesemann@kas.de +49 30 26996-3803

Marianne Graumann

Referentin Publikationen

marianne.graumann@kas.de +49 30 26996 3726

Distribuitor de active