Publikime
Ndikimi dhe interesat ruse në Ballkanin Perëndimor janë të përqendruara kryesisht rreth Serbisë. Sipas një ankete të vitit 2024 nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), për qytetarët kosovarë, pas Serbisë (83%), Rusia (8%) shihet si kërcënimi kryesor për vendin, ndërsa 87% thonë se politika e jashtme e vendit do të duhej të jetë vetëm pro-Bashkimit Evropian dhe pro-perëndimit, dhe 59% thonë se pushtimi rus i Ukrainës është krejtësisht i pajustifikuar.
Pikat kryesore nga ky punim tregojnë se: Rusia vë në veprim mediat e kontrolluara nga shteti (RT, Sputnik) dhe krijon partneritete me media iraniane për të përhapur narrativa që e portretizojnë Kosovën si shtet të dështuar, plot paqëndrueshmëri. Rusia përfiton nga lidhjet e thella kulturore, fetare dhe politike me Serbinë për të ruajtur ndikimin në Ballkan, duke shfrytëzuar lidhjet me Kishën Ortodokse Serbe dhe me elitat serbe në dëm të Kosovës. Ka indikacione se Rusia ka pasur njohuri paraprake ose ka qenë e përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë në Kosovë, me qëllim përshkallëzimin e tensioneve. Duke trazuar paqëndrueshmërinë në Kosovë, Rusia synon të largojë vëmendjen dhe burimet perëndimore nga Ukraina, duke krijuar sfidë me shumë fronte për NATO-n dhe BE-në.
Një nga qëllimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është të parandalojë rreshtimin e Serbisë krah Perëndimit, dhe një mënyrë për ta lehtësuar këtë është duke mbështetur me vendosmëri qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe duke minuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndonjëherë, Rusia madje kritikon Serbinë kur sheh se janë shënuar përparime në dialogun e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do t’i jepte goditje të fortë ndikimit të Rusisë si në Serbi ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor më gjerë.
Një mënyrë tjetër se si Rusia promovon interesat e veta strategjike në Ballkanin Perëndimor është përmes dezinformimit. Sipas ekspertëve, Rusia ndan rreth 1 deri në 4 miliardë dollarë çdo vit për luftën informative. Ndërkohë që, në kontrast të thellë, vendet në Ballkanin Perëndimor, si Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria, ndajnë vetëm rreth 20,000 dollarë në vit për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve. Ekspertët argumentojnë se një nga qëllimet kryesore të dezinformimit rus në Ballkanin Perëndimor është të minojë besimin në Shtetet e Bashkuara, NATO, Bashkimin Evropian dhe proceset demokratike në të cilat këto vende aspirojnë të integrohen.
Në vende si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, fushatat e dezinformimit theksojnë se demokracia nuk po funksionon dhe se integrimi në BE nuk është zgjidhja. Studimet e fokusuara në Kosovë kanë treguar se si këto fushata dezinformimi kanë pasur njëfarë efekti në krijimin e përçarjeve në konsensusin euroatlantik për Kosovën, që do të thotë se elitat politike nuk përmbahen më nga marrja e vendimeve me rëndësi strategjike për integrimin euroatlantik të vendit si pjesë e politikës ditore. Ndër interesat kryesore strategjike të Rusisë në Ballkanin Perëndimor është përdorimi i ndasive ekzistuese dhe acarimi i dallimeve fetare dhe etnike për t’iu kundërvënë përpjekjeve të vendeve perëndimore për përfshirjen e vendeve të Ballkanit në BE dhe NATO.