Asset Publisher

Publikime

Sondazhi mbi Marrëdhëniet Shqiptaro-Greke

Një studim nga ACGG & KAS Albania

Ky studim, i realizuar nga Albanian Center for Good Governance me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer, ofron një analizë të thelluar mbi perceptimet e qytetarëve shqiptarë për Greqinë, grekët dhe marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje. Sondazhi u zhvillua në nëntor 2024 dhe përfshiu 905 të anketuar nga i gjithë vendi, duke siguruar një pasqyrë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.

Asset Publisher

Shpërndaj

Çështjet kryesore të trajtuara në sondazh

  • Marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi – 77% e shqiptarëve e shohin si shumë të rëndësishme ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Greqinë.

  • Çështja Çame – 73% e të anketuarve kanë informacion mbi këtë temë, ndërsa 53% e shohin si pengesë për përmirësimin e marrëdhënieve.

  • Çështja e "Vorio Epirit" – Perceptohet si një pretendim nacionalist grek, por nuk ka të njëjtën ndjeshmëri sa çështja Çame.

  • Rasti Beleri – 52% e të anketuarve mendojnë se ka çështje më të rëndësishme sesa ky rast në marrëdhëniet mes dy vendeve.

  • Besimi te drejtësia shqiptare – 41% e të pyeturve besojnë se sistemi gjyqësor nuk është i pavarur dhe i paanshëm.

  • Kontributi i emigrantëve shqiptarë në Greqi – 96% e shqiptarëve e pranojnë rolin e emigrantëve në zhvillimin ekonomik të Greqisë.

  • Pozita e minoritetit grek në Shqipëri – 79% e të anketuarve besojnë se qeveria shqiptare respekton të drejtat e minoritetit grek.

  • Perceptimi mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE – Shqiptarët ndahen në dysh mbi dëshirën e grekëve për të mbështetur integrimin e Shqipërisë.

  • Marrëdhëniet ekonomike – 45% besojnë se të dyja vendet kanë përfituar njësoj, por 51% mendojnë se Greqia ka përfituar më shumë.

  • Qëndrimi ndaj grekëve dhe minoritetit grek – Shumica kanë qëndrime pozitive ose neutrale, me vetëm 1.2% që raportojnë marrëdhënie të këqija.

Sondazhi sjell një pasqyrë të rëndësishme mbi sfidat dhe mundësitë për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Lexoni raportin e plotë për të zbuluar më shumë mbi këto të dhëna dhe ndikimin e tyre në të ardhmen e këtyre marrëdhënieve.

---

Po i njëjti studim është realizuar edhe në Greqi nga Zyra e Fondacionit Konrad Adenauer për Greqinë dhe Qipron, me qëllim matjen e perceptimeve të qytetarëve grekë mbi këto çështje. Rezultatet mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher

Asset Publisher

Asset Publisher