Megjithatë, represioni ndaj fesë dhe klerikëve kishte filluar që me ardhjen në pushtet të komunistëve, fill pas luftës së dytë botërore, duke përbërë kështu një përpjekje të paprecedentë të regjimit komunist për të kontrolluar edhe besimin e individit.
Ndryshimi i sistemit politik në vitet 1990 tregoi se shqiptarët ishin ende një popull thellësisht fetar, duke dëshmuar se paçka terrorit dhe represionit sistematik për 23 vite, besimi fetar mbetet thellësisht i rrënjosur në identitetin njerëzor. Tri dekada më pas, këto pasoja reflektohen qartësisht në trendet aktuale të fesë në Shqipëri, që ky artikull synon të identifikojë dhe analizojë, duke paraqitur edhe një panoramë më të thelluar të besimit fetar në shoqërinë shqiptare.