Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i KAS, Dr. Gerhard Wahlers, viziton Shqipërinë

Vizita e Dr. Wahlers në Shqipëri me rastin e 15-vjetorit të hapjes së zyrës Konrad-Adenauer-Stiftung në Tiranë

Asset Publisher

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i KAS, dhe njëherazi Kreu i Divizionit për Bashkëpunim Evropian dhe Ndërkombëtar, dr. Gerhard Wahlers, vizitoi Shqipërinë me rastin e 15-vjetorit të hapjes së zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë.

Dr. Wahlers zhvilloi një sërë takimesh të niveleve të larta, ndër të tjera me:
• Presidentin e Republikës së Shqipërisë - z. Bajram Begaj

• Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali

• Nënkryetarin e Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj

• Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj

• Kryetaren e Komisionit të Integrimit, znj. Jorida Tabaku

• Kryenegociatoren për Negociatat me BE-në & Ministren e Shtetit, znj. Majlinda Dhuka,

Diskutimet u fokusuan tek situata politike në vend, shteti i së drejtës & sundimi i ligjit, si dhe tek forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Takimet përfshinë gjithashtu një seri vizitash të lidhura me punën e KAS në trajtimin e së shkuarës, mbështetjen e parlamentarizmit dhe Partisë Demokratike (PD), si dhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher

për këtë seri

Fondacioni Konrad-Adenauer, institucionet e saj arsimore, qendrat arsimore dhe zyrat në vendet e huaja, për çdo vit ofrojnë disa mijëra evenimente rreth temave të ndryshme. Rreth konferencave ekskluzive, rreth evenimenteve, simpoziumeve etj. ne për Ju raportojmë aktualisht dhe eksklusizisht në www.kas.de. Përveç përmbledhjes përmbajtësore, Ju këtu mund të gjeni edhe materiale të tjera si fotografi, dorëshkrime të fjalimeve, fragmente video ose audio.

Asset Publisher