Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

Udhëheqja politike – Komunikimi me votuesit

Një trajnim për lidership dhe komunikim, i organizuar më 12 dhe 13 tetor 2024, në Istog.

Asset Publisher

Të shtunën, më 12 tetor 2024, Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS) organizoi një trajnim për Forumin e Grave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Pas fjalëve të mirëseardhjes, ligjëruesi dhe konsulenti i trajnimitt, Artan Canhasi, u prezantua dhe i ftoi pjesëmarrëset që të prezantohen. Ky sesion hyrës kishte për qëllim të shqyrtonte pritshmëritë dhe objektivat e Forumit të Grave për këtë takim.

Gjatë ligjëratës së tij, ai trajtoi tema të ndryshme, siç janë mënyrat për të fituar audiencën, motivimin e njerëzve për të ndërmarrë veprime të caktuara dhe se si të informohen qytetarët mbi disa koncepte. Gjatë trajnimit, ai gjithashtu ftoi pjesëmarrëset të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre, duke krijuar një ambient ku anëtarët e forumit mund të mësojnë nga njëri-tjetri. Pjesëmarrëset morrën pjesë në një ushtrim grupor, ku ato kishin për detyrë të zhvillonin një strategji fushate mbi një temë të caktuar. Çdo grup më pas zgjodhi një përfaqësuese për të paraqitur punën e tyre. Pas prezantimit të tyre, ato morrën feedback konstruktiv nga Artan Canhasi, si dhe nga anëtarët e tjerë të forumit. Për më tepër, forumi diskutoj programin e ri politik të LDK-së, "Rruga e Re". Në lidhje me këtë program, Canhasi theksoi rëndësinë e komunikimit të agjendës politike në një mënyrë që siguron se ajo është e aksesueshme dhe e kuptueshme për popullatën më të gjerë.

Ndërsa dita e parë e seminarit po përfundonte, pjesëmarrëset u larguan me shumë njohuri të reja dhe praktike. Diskutimet, ushtrimet dhe përvojat e ndara jo vetëm që thelluan kuptimin e tyre për strategjitë e fushatës dhe komunikimin efektiv, por gjithashtu krijuan një ndjenjë bashkëpunimi në mes të pjesëmarrëseve.

Të dielën, më 13 tetor 2024, trajnimi filloi me një analizë të programit të LDK-së dhe një diskutim se si të komunikohen në mënyrë efektive mesazhet kryesore për votuesit. Pjesëmarrëset zhvilluan një ushtrim tjetër grupor, ku ato punuan mbi strategjitë për të përcjellë mesazhin e programit në një mënyrë që kap vëmendjen e publikut. Për këtë arsye, çdo grup gjithashtu krijoi një slogan, të dizajnuar për të shprehur mesazhin kryesor të programit në një mënyrë të paharrueshme. Sloganet e krijuara kishin për qëllim të kapnin vëmendjen e publikut, të thjeshtonin ide komplekse dhe të frymëzonin votuesit të ndërmerrnin një veprim të caktuar, por më e rëndësishmja, këto slogane ishin menduar për të fituar vota nga qytetarët. Këto slogane u paraqitën para gjithë pjesëmarrëseve, dhe grupet morrën feedback nga trajneri, si dhe nga gratë e tjera. Trajnimi përfundoi me një vlerësim, ku të gjithë pjesëmarrëset patën mundësinë të flisnin për përvojat e tyre.

Përfundimisht, ndërsa trajnimi për Forumin e Grave përfundoi, pjesëmarrësit u larguan me një ndjenjë të rinovuar qëllimi dhe me strategji të reja për të komunikuar në mënyrë efektive mesazhet e tyre politike dhe me ide të reja për të fituar vota nga popullsia. KAS mbetet e angazhuar për të mbështetur zhvillimin demokratik dhe për të rritur kapacitetet e grave në politikë.


 

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher

për këtë seri

Fondacioni Konrad-Adenauer, institucionet e saj arsimore, qendrat arsimore dhe zyrat në vendet e huaja, për çdo vit ofrojnë disa mijëra evenimente rreth temave të ndryshme. Rreth konferencave ekskluzive, rreth evenimenteve, simpoziumeve etj. ne për Ju raportojmë aktualisht dhe eksklusizisht në www.kas.de. Përveç përmbledhjes përmbajtësore, Ju këtu mund të gjeni edhe materiale të tjera si fotografi, dorëshkrime të fjalimeve, fragmente video ose audio.

Asset Publisher