E nisëm vitin me një mbrëmje të këndshme nën shoqërinë e bursistëve dhe ish-bursistëve të KAS, duke shpërndarë edhe certifikatat për brezin që përmbylli studimet Master me bursën e Sur-Place nga KAS.
Patëm kënaqësinë të shfaqnim edhe një pjesë të dokumentarit Gladius, i cili zbardh për herë të parë ngjarjet e gjyqit special të 1945 në Shqipërinë komuniste dhe fatet tragjike të të dënuarve në të.
Mbrëmja vijoi me një diskutim me regjisorin e dokumentarit, Viron Roboçin, për t'u ndalur te nevoja e njohjes dhe diskutimit të ngjarjeve të tilla tragjike, si e vetmja mënyrë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës.