Një përgjegjësi por edhe mundësi e madhe për vendin për të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare. Angazhimi në Këshillin e Sigurimit erdhi në kohën e agresionit të Rusisë kundër një vendi të lirë dhe demokratik si Ukraina, temë dominuese në agjendën e këtij organi gjatë gjithë sesioneve të deritanishme.
Ferit Hoxha, ambasador i Shqipërisë në OKB foli mbi përgjegjësinë e madhe dhe rolin aktiv dhe konstruktiv që luan Shqipëria, duke përcjellë vlerat dhe parimet e saj në punën e Këshillit. Gjithashtu mësimet dhe reflektimet, si dhe agjenda për vitin e ardhshëm ishin tema të këtij takimi që organizohet për herë të parë nga Konrad-Adenauer-Stiftung me format të tillë në Shqipëri.