Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i KAS, dhe njëherazi Kreu i Divizionit për Bashkëpunim Evropian dhe Ndërkombëtar, dr. Gerhard Wahlers, vizitoi Shqipërinë me rastin e 15-vjetorit të hapjes së zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë.
Dr. Wahlers zhvilloi një sërë takimesh të niveleve të larta, ndër të tjera me:
• Presidentin e Republikës së Shqipërisë - z. Bajram Begaj
• Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali
• Nënkryetarin e Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj
• Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj
• Kryetaren e Komisionit të Integrimit, znj. Jorida Tabaku
• Kryenegociatoren për Negociatat me BE-në & Ministren e Shtetit, znj. Majlinda Dhuka,
Diskutimet u fokusuan tek situata politike në vend, shteti i së drejtës & sundimi i ligjit, si dhe tek forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Takimet përfshinë gjithashtu një seri vizitash të lidhura me punën e KAS në trajtimin e së shkuarës, mbështetjen e parlamentarizmit dhe Partisë Demokratike (PD), si dhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.