Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Shfaqja e dokumentarit "Për hir të dashurisë"

Edicioni i 10-të i Ditëve të Kujtesës në Shqipëri

Asset Publisher

Shpërndaj

"Për hir të dashurisë" është një dokumentar i cili rrëfen një histori pak të trajtuar, atë të shumë vajzave ruse të martuara me djem shqiptarë, që braktisën atdheun e tyre për hir të dashurisë e përfunduan të burgosura, përndjekura dhe persekutuara nga regjimi komunist në Shqipëri.

Dokumentari, i realizuar nga Fondacioni Konrad Adeanauer dhe Kujto.al, me skenar të Blerina Gjokës dhe regji të Rezart Shehut, u shfaq për publikun përgjatë edicionit të dhjetë të Ditëve të Kujtesës në Shqipëri, një seri aktivitetesh të përvitshme që synojnë të nxisin reflektimin mbi të shkuarën totalitare komuniste të Shqipërisë.

Burra shqiptarë dhe djem fare të rinj, lanë pushkët pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe zbarkuan në botën e madhe të stepave, territori së cilës aso kohe quhej Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, për të studiuar në akademi ushtarake superiore ruse e për për t’u bërë më pas drejtues të lartë ushtarakë në vendin e tyre.

Ata shkuan të vetëm në Rusinë e largët, pa e ditur se në kthim do të zbrisnin shkallët me valixhe dërrase në dorë dhe vajza flokëverdha përkrahu. Ishin vajza plot hire ruse, që kishin braktisur familjet dhe vendin me klimën acar të ftohtë për të mbërritur milje larg në Shqipërinë e huaj, krejt të zhveshur por shumë të ngrohtë nga rezet e diellit dhe po aq miqësore nga njerëzit.

Historia e këtyre grave është një tragjedi në vetvete. Ato shkuan në Shqipëri të nxitura nga dashuria, por shumë shpejt u gjendën të ngujuara në një vend që nuk u dha as të drejtën për të jetuar të lira. Për regjimin, ato ishin “armike të popullit”, një lidhje e rrezikshme me botën e jashtme, dhe për këtë u ndëshkuan rëndë.

Ndiqni dokumentarin "Për hir të dashurisë" për të dëgjuar historitë dhe fatet e tyre të një epoke tjetër në këtë link: https://tinyurl.com/grateruse

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher